10.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

Zelensky shkarkon ambasadorët e Kievit, përfshirë Gjermaninë/ “Përfaqësues të rinj të Ukrainës do të…

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka shkarkuar ambasadorët e Kievit në disa vende, përfshirë Gjermaninë, dhe disa të dërguar të tjerë, sipas dekreteve presidenciale të shpallura më 9 korrik.

Seria e dekreteve të shkurtra nuk dhanë arsyet për shkarkimet, por renditën ambasadorët si ata në Gjermani, Hungari, Norvegji, Republika Çeke dhe Indi.

Të dërguarit në Maldive, Nepal, Shri Lanka dhe Bangladesh u shkarkuan gjithashtu, thuhej në dekrete.

Dekretet nuk treguan nëse të dërguarve të larguar do t’u ofroheshin punë të tjera me qeverinë ukrainase. Në mesin e të shkarkuarve ishte ambasadori i diskutueshëm i Ukrainës në Gjermani, Andriy Melnyk.

 

Gazetat gjermane Bild dhe Sueddeutsche Zeitung raportuan në fillim të javës se Melnyk do të largohej nga Berlini dhe do të merrte një post tjetër në Ministrinë e Jashtme në Kiev.

Melnyk ka qenë i zëshëm në apelet e tij për më shumë ndihmë nga Berlini, veçanërisht në formën e eksportit të armëve nga Gjermania.

Disa orë më vonë, Zelensky tha në një video-mesazh se “rotacioni është një pjesë normale e praktikës diplomatike”.

“Përfaqësues të rinj të Ukrainës do të emërohen në Republikën Çeke, Gjermani, Hungari,zele Norvegji dhe Indi. Emrat po përgatiten nga Ministria e Punëve të Jashtme”, tha ai./REL

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rama: ‘Made in Albania’ si pasaportë drejt BE-së, qeveria mbështet fuqimisht eksportuesit”

0
Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se marka “Made in Albania” përfaqëson jo vetëm cilësinë, por edhe një pasaportë drejt Bashkimit Europian, dhe qeveria do...

Gjykata në Leipzig shpall të pafajshëm 52-vjeçarin shqiptar për vrasjen e bashkatdhetarit

0
Një gjykatë rajonale në Leipzig, Gjermani, ka shpallur të pafajshëm një 52-vjeçar shqiptar, i akuzuar për vrasjen e një bashkatdhetari të tij 29-vjeçar, më...

Pesë llojet e dashurisë që çdo njeri dëshiron të përjetojë

0
Dashuria është ndoshta ndjenja më e fuqishme në botë. Çdokush e kërkon dhe dëshiron ta përjetojë gjatë gjithë jetës, por jo të gjithë kanë...

Tension jashtë spitalit në Timishoara pas aksidentit tragjik të tifozëve të PAOK-ut

0
Momente të tensionuara shënuan përpara Spitalit të Qarkut të Timishoarës, Rumani, ku Ambasadori grek dhe Prefektja e Timishoarës po prisnin informacion për gjendjen e...

Tragjedi në Maltë: Vajza 13-vjeçare mbytet në det gjatë pushimeve me familjen

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Maltën, ku një vajzë 13-vjeçare humbi jetën në det gjatë pushimeve me familjen e saj. Trupi i pajetë i...