Zëvendëspresidenti i SHBA, JD Vance, e përshkroi sot armëpushimin dyjavor të arritur me Iran si “të brishtë”, gjatë një vizite dyditore në Hungari.
“Hapja e Ngushticës së Hormuzit dhe ndërprerja e ndërprerja e armiqësive ishin baza e këtij armëpushimi të brishtë”, tha Vance gjatë një aktiviteti të organizuar nga një institut politik në Budapest. Ai nënvizoi se brenda Iranit ekzistojnë fraksione që punojnë në mënyrë konstruktive për paqen, por edhe të tjera që synojnë të minojnë procesin.
“Nëse iranianët punojnë me mirëbesim, mund të arrijmë një marrëveshje. Por çdo mashtrim ose sabotim i armëpushimit aktual do të ketë pasoja,” shtoi ai.
Vance bëri të qartë se SHBA ka në dispozicion kapacitete ushtarake, diplomatike dhe leverage ekonomike të jashtëzakonshme për të siguruar zbatimin e marrëveshjes.
Zëvendëspresidenti mbërriti dje në Budapest për të mbështetur Viktor Orbán gjatë fushatës zgjedhore. Orbán, i njohur si populist i krahut të djathtë dhe aleat i Donald Trump dhe Vladimir Putin, përballet me sondazhe që tregojnë humbje në zgjedhjet parlamentare të së dielës.






