11.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

Zgjedhja e Presidentit/ Duma: “Do ta shikoja si një gjest të fisnikërisë politike që maxhoranca të thoshte: t’ia lëmë PD-së propozimet”

Deputetja demokrate, Grida Duma u shpreh sot në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve se maxhoranca duhet t’ia linte opozitës propozimin e kritereve dhe emrave për Presidentin e ri.

“Jemi në një moment që është maja e treguesit të demokracisë. Në këto 30 vite kmei dëgjuar shumë për frymën dhe gërmën e Kushtetutës. Nga pikëpamja e frymës nuk po nis sot procesi i zgjedhjes së Presidentit. Ju e keni nisur procesin me zarfa të mbyllur. Në rast se do flisnim për jo utopi por për një demokraci konstruktive, do ta shikoja si një gjest të fisnikërisë politike që maxhoranca në fillim të çonte stafetën te PD dhe të thoshte: t’ia lëmë PD-së propozimet. Ka shumë gjasa që PD do sillte individë politikë apo apolitikë mbetet paragjykim”.

Deputetja demokrate tha se procesi që ka nisur PS-ja përmes zarfeve nuk e bën transparente zgjedhjen e kreut të ri të shtetit.

“Elementi i dytë janë kriteret. Kushtetuta ka vendosur kritere gjeneraliste. Besoj që duhet të kishim diskutuar për kritere në 15 ditë. Ju keni mbyllur procesin tuaj me zarfa, i cili nuk është një proces që në mbylljen e tij jep transparencë. Pasi të diskutohej mbi emrat dhe kriteret që kishte dhënë opozita, të niste diskutimi. Këto afate në frymë janë të cënuara sepse procesi pa kritere riskon të shkojë në një farsë. Kështu duket sikur po shkon pas zarfave tuaj të mbyllur”, u shpreh më tej Duma.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi dhe kujdesi. Mos nxitoni vendime, sidomos në marrëdhënie. ♉ Demi Stabilitet dhe qartësi. Fokus te çështjet financiare dhe praktike. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
Moti pritet të jetë dimëror dhe kryesisht i paqëndrueshëm, me vranësira të shumta në të gjithë territorin dhe kthjellime të përkohshme gjatë mesditës. Reshje shiu...

“Ndëshko me karton të kuq për stilin tënd” – Gjyqtarja italiane Giuliana Vigile bëhet...

0
Gjyqtarja italiane e Serie D, Giuliana Vigile, ka tërhequr vëmendjen e tifozëve jo vetëm për punën e saj në fushë, por edhe për pamjen...

“Janë të sigurt” – Dy lojtarët e Tottenham përfshihen në aksident automobilistik para Champions...

0
Tottenham Hotspur ka konfirmuar se dy futbollistët e skuadrës, Wilson Odobert dhe Randal Kolo Muani, janë përfshirë në një aksident automobilistik vetëm një ditë...

“Mua më duket sikur e bezdis” – Mateo dhe Brikena, tension i dukshëm në...

0
Raporti mes Mateo dhe Brikenës vazhdon të mbetet i paqartë brenda shtëpisë së Big Brother VIP, me të dy banorët që shprehin mendime krejt...