10.5 C
Tiranë
Saturday, March 21, 2026
spot_img

“Zgjedhje të parakohshme me pjesëmarrjen e serbëve të Kosovës”, Lajçak për situatën në Veri të Kosovës

Miroslav Lajçak, ka folur edhe njëherë për vizitat që kishte në Prishtinë dhe Beograd, gjatë javës së kaluar, së bashku me të dërguarin e SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Përmes një postimi në Facebook, Lajçak ka shkruar se qëllimi i vizitës ishte që të gjendet potenciali për një zgjidhje politike, pas tensioneve që u krijuan në veri të Kosovës.

“Pas disa ditësh në rrugë jam kthyer në Brukselin me diell. Këtë javë, vizitova Prishtinën dhe Beogradin së bashku me Zëvendës Ndihmës Sekretarin e SHBA-së dhe të dërguarin e Ballkanit Perëndimor Gabriel Escobar. Udhëtuam në rajon me qëllim që të adresojmë situatën e tensionuar në veri të Kosovës të cilën e kemi parë të gjithë gjatë javës së fundit dhe të eksplorojmë potencialin për një zgjidhje politike”, ka shkruar Lajçak.

Ai tha se në takimet me presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, diksutimet ishin të gjata dhe se ua përcolli krerëve të shtetit, shqetësimet që kanë për situatën në veri dhe nevojën për de-eskalim të mënjëhershëm.

“Ne ripërsëritëm atë që BE-ja dhe SHBA-ja kanë kërkuar nga palët të bëjnë kur bëjnë thirrje për një zgjidhje politike:

opennews.al

dhe kthim në Dialog për normalizim”, është shprehur Lajçak.

Emisari i BE-së, më tej ka përmendur edhe takimin që kishte me liderët e partive opozitare në Kosovës, si dhe me përfaqësuesit e Listës Serbe.

“Ne kontaktuam edhe liderët e opozitës shqiptare të Kosovës, duke shpjeguar pasojat e krizës aktuale dhe dëmin që ajo shkakton në reputacionin ndërkombëtar të Kosovës. Ne u kërkuam atyre mbështetje për një zgjidhje politike për të zbutur tensionet.

Pasi që asnjë zgjidhje nuk mund të arrihet pa përfshirë popullatën e prekur, DAS Escobar dhe unë u takuam me përfaqësuesit e Listës Serbe dhe të shoqërisë civile, për të dëgjuar prej tyre dhe për të shpjeguar pse është e rëndësishme që serbët e Kosovës të marrin pjesë në zgjedhjet e reja”, shkruan Lajçak.

Sa i përket vizitës në Beograd dhe takimit me presidentin Alkesandar Vuçiq, Lajçak shkruan se “diskutimet me të ishin të gjata dhe jo të lehta”.

“Në mënyrë të veçantë theksuam se ndërsa të gjithë qytetarët kanë të drejtë të protestojnë në mënyrë paqësore, dhuna nuk është kurrë e pranueshme dhe nuk mund të ketë asnjë mosndëshkim”, ka deklaruar Lajçak.

Ai ka treguar se tashmë do të informoj BE-në dhe Shtetet Anëtare mbi gjetjet dhe hapat e ardhshëm.

“Escobar dhe unë kemi shpresuar për më shumë si rezultat i misionit tonë, por fatkeqësisht, pavarësisht disa sinjaleve pozitive, tensionet janë ende të larta. Ne vazhdojmë përpjekjet tona për të mundësuar dhe mbështetur një zgjidhje të qëndrueshme politike”, ka shkruar Lajçak.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Edi Rama riorganizon PS-në, emëron drejtues të rinj në 12 qarqe për zgjedhjet vendore

0
Tiranë – Kryeministri dhe njëkohësisht kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka ndërmarrë një riorganizim të strukturave të partisë në funksion të përgatitjes për...

Adriatik Lapaj paralajmëron përballje të re me Edi Rama: “Do të jetë fazë intensive”

0
Tiranë – Kreu i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka paralajmëruar një përshkallëzim të aksionit politik kundër kryeministrit Edi Rama, duke folur për një...

Aksident në unazën e Pogradecit, plagosen dy persona

0
Pogradec – Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në unazën e qytetit, ku janë përfshirë një automjet dhe një motomjet. Sipas informacioneve paraprake,...

20-vjeçari në pranga për drogë në Itali, policia i gjen kokainë, para cash dhe...

0
Leno, Itali – Një operacion i mirëorganizuar i Policisë Lokale në Leno, në provincën e Breshias, ka çuar në arrestimin e një 20-vjeçari të...

Droni godet zonën e Ambasadës Amerikane në Bagdad, tensionet SHBA–Izrael–Iran përshkallëzohen

0
Bagdad – Një sulm me dron ka goditur zonën pranë Ambasadës së Shteteve të Bashkuara, afër aeroportit të Bagdadit, raportoi agjencia Reuters, në një...