10.5 C
Tiranë
Friday, January 30, 2026
spot_img

Zgjedhjet në Kosovë, vijnë mesazhet e para të politikanëve për qytetarët/ Osmani: Dëshmoni shpirtin demokratik. Haradinaj: Mos e lini votën në shtëpi!

Liderët politikë në Kosovë u kanë bërë sot thirrje qytetarëve që të ushtrojnë të drejtën për të votuar në zgjedhjet lokale.

Në një mesazh presidentja Vjosa Osmani thotë se shpreson që qytetarët të dëshmojnë shpirtin demokratik përmes një pjesëmarrje sa më të lartë.

“Mirëmëngjes Kosovë! Sot të gjithë votojmë për kualitetin e jetës sonë në komunat ku banojmë. Pavarësisht se në cilën komunë votoni, shpresoj që sërish ta dëshmojmë shpirtin tonë demokratik nëpërmjet pjesëmarrjes sa më të lartë në një proces të drejtë dhe të lirë, e duke i respektuar masat kundër Covid-19. I priftë e mbara Republikës sonë!”, shprehet Osmani.

Ndërkaq ka votuar ish-kryemiistri i Kosovës Ramush Haradinaj. Kreu i AAK thekson se qeverisja komunale është shumë e rëndësishme për jetën e qytetarëve, ndaj u bën thhirrje atyre të mos e lenë votën në shtëpi.

“Mirëmëngjes Kosovë. Të gjithë shfrytëzojeni të drejtën për të  votuar. Edhe unë votova. Qeverisja komunale është shumë e rëndësishme për jetën tuaj, për jetën e qytetarëve tanë në të gjitha drejtimet. Ju ftoj, vendosni për veten. Votoni, mos e lini votën në shtëpi. Na priftë e mbara Kosovë”, tha Haradinaj. 

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga Lëvizja Vetëvendosje, Arben Vitia, ka thënë se sot është një ditë shumë e rëndësishme jo vetëm për demokracinë, por edhe për jetët e qytetarëve.

Në këtë ditë të bukur vjeshte, sapo ushtrova të drejtën e votës. Pas një fushate të gjatë dhe fer nga kandidatët, është një ditë shumë e rëndësishme jo vetëm për demokracinë, por edhe për jetët e tyre. Sot vendosin qytetarët. Ftoj qytetarët që të dalin sa më masivisht në këto zgjedhje. Falënderoj të gjithë ata që i organizojnë këto zgjedhje kaq të mira”, ka thënë Vitia.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

22-vjeçari dhunon nënën dhe vjedh sende e motorin e babait, arrestohet në Vlorë

0
Vlorë – Një ngjarje e rëndë familjare ka përfunduar me arrestimin e një 22-vjeçari në Vlorë. Sipas policisë, i riu, identifikuar si E. P.,...

“E godita me thikë në park” – 14-vjeçari pranon vrasjen e 12-vjeçarit në Birmingham

0
Birmingham – Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin e Birmingham, pasi një fëmijë 12-vjeçar, Leo Ross, u vra me thikë nga një i...

“Nuk mund të luash me fatkeqësinë e dikujt” – DJ Gimbo reagon ndaj pyetjes...

0
Një debat i ashpër ka shpërthyer mes DJ Gimbo-s dhe banorit të “Big Brother VIP Albania”, Rogert, pas një pyetjeje që ky i fundit...

Sherr me thika në Sarandë, dy të plagosur dhe dy të arrestuar

0
Sarandë – Një përleshje me shkopinj dhe thika në lagjen “Baba Rexhep” të qytetit të Sarandës ka lënë dy të plagosur dhe ka sjellë...

Vokshi nga Strasburgu: Shqipëria po shndërrohet në autokraci elektorale

0
Strasburg – Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka ngritur akuza të forta gjatë pjesëmarrjes në sesionin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës,...