10.5 C
Tiranë
Friday, December 5, 2025
spot_img

Zhduket në rrethana misterioze 30-vjeçari Eraldo Muça – Dyshime për hakmarrje të lidhur me atentatin ndaj Aleksandër Sadikajt

Prej më shumë se dy javësh, 30-vjeçari Eraldo Muça rezulton i zhdukur në rrethana të pazbuluara, duke shtuar frikën e një ngjarjeje kriminale. Ai është parë për herë të fundit në autostradën Durrës-Tiranë, pasi më parë kishte ndaluar në fermën e familjes Sadikaj në Memaliaj.

Familjarët e tij kanë ngritur dyshime të forta se pas zhdukjes mund të fshihet një hakmarrje e organizuar, e ndërlidhur me atentatin me tritol ndaj Aleksandër Sadikajt, i vrarë në vitin 2022 – një prej miqve më të ngushtë të Eraldos.

Burime nga policia bëjnë të ditur se janë duke u hetuar disa pista, përfshirë edhe atë të larjes së hesapeve mes grupeve kriminale, ndërsa aktualisht nuk ka asnjë gjurmë të vendndodhjes së 30-vjeçarit.

Familja e tij apelon për ndihmë nga institucionet dhe qytetarët që mund të kenë informacion rreth lëvizjeve të fundit të Eraldos, ndërkohë që hetimet vazhdojnë në kushte të rrepta konfidencialiteti.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...