12.5 C
Tiranë
Monday, March 23, 2026
spot_img

Zhvillimi me turne i procesit mësimor dhe me orë të shkurtuara/ Ministrja Kushi: “Ky nuk është vendim definitiv, por është vendim i momentit”

Ministrja e Arsimit Evis Kushi është përpjekur të qetësojë prindërit e shqetësuar për zhvillimin me turne të procesit mësimor dhe me orë të shkurtuara.

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka deklaruar se deri tani janë vaksinuar 87% e mësuesve, nga të cilët 71% i kanë marrë të dyja dozat.

Ndërkohë sa i takon mësimit me turne apo edhe orët e shkurtuara, ministrja qetësoi prindërit duke thënë se vendimi është i përkohshëm dhe në ditët në vijim në bazë të rekomandimeve të Komitetit Teknik të Ekspertëve vendimi mund të ndryshojë.

“I mirëkuptoj të gjithë prindërit që janë të shqetësuar për cilësinë e arsimit, për turnet që ne jemi të detyruar që në disa shkolla ti aplikojmë për shkak të udhëzuesit të ministrisë së Shëndetësisë. Jemi ende në situatë pandemia dhe një nga rregullat që duhet të zbatojmë është distanca.

Në ato kalesa ku numri i nxënësve është i lartë jemi të detyruar që të zbatojmë turnet dhe klasa mos ketë më shumë se 15  nxënës. Kjo do të rrezikonte përhapjen e infeksionit.

Por unë dua ti qetësoj prindërit, duke i thënë që ky nuk është vendim definitiv, por është vendim i momentit. Ne jemi të detyrat që për momentin të zbatojmë këtë skenar. Por komiteti i ekspertëve e vlerëson situatën dhe shumë shpejt do të ketë një vendim tjetër”, tha Kushi.

Kushi shpjegoi dhe dy vendime të marra në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.

“Vendimi i parë ka të bëjë me disa ndryshime në VKM-në e vitit 2020 që lidhet me mbështetjen financiare për studentët e ekselencës që studiojnë jashtë nga fondi i ekselencës . Për shkak të situatës së pandemisë, në shumë universitete u aplikuan disa metoda vlerësimi ndryshe nga ato tradicionale, studentët merrnin vlerësim kalon, nuk kalon dhe jo me notë, ndërkohë që VKM përcakton një mesatare, kështu që për t’i mos penalizuar, shtuam dhe këto raste për situata të jashtëzakonshme. Studentët ekselentë do të kenë mbështetjen tonë, jo vetëm për studimet, por edhe për punësimin e tyre”, tha ajo.

“Vendimi i dytë lidhet me miratimit të memorandumit të bashkëpunimit në fushën e arsimit të lartë mes Shqipërisë dhe Spanjës. Objektivi ynë të bashkëpunojmë me universitetet prestigjioze”, deklaroi Kushi.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Plagosje me armë zjarri në Kavajë, arrestohen autori dhe bashkëpunëtori

0
39-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri pas një konflikti për motive të dobëta në lagjen nr. 6 në Kavajë. Sipas policisë, pas ndërhyrjes...

Horoskopi ditor, e Hënë, 23 Mars 2026

0
♈ Dashi Je në qendër të vëmendjes. Energjia është e lartë, por duhet të kontrollosh impulsivitetin, sidomos në marrëdhënie. ♉ Demi Ndjen nevojë për qetësi dhe stabilitet....

Parashikimi I motit, e Hënë, 23 Mars 2026

0
Më 23 mars 2026, moti në Shqipëri paraqitet tipik pranveror, me ndryshime të lehta nga një zonë në tjetrën, por përgjithësisht i qëndrueshëm dhe...

Aksident tragjik në Vlorë: Dy të vdekur dhe një i plagosur rëndë

0
Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në rrugën e Lumi i Vlorës, pranë fshatit Drashovicë, ku dy persona kanë humbur jetën dhe një...

IDF publikon hartën: Raketat iraniane mund të arrijnë deri në Londër

0
Tel Aviv, 22 mars – Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) kanë publikuar një hartë në rrjetet sociale, ku pretendojnë se paraqitet rrezja e veprimit...