Një zjarr i fuqishëm ka shpërthyer në pikën e grumbullimit të skrapit në ish-Metalurgjikun e Elbasanit, duke shkaktuar re të dendura tymi në zonën përreth.
Makinat e shërbimit zjarrfikës janë në vendngjarje dhe po përpiqen të frenojnë flakën.
Deri tani, nuk ka raportime për dëme në njerëz. Zjarri mendohet se është shkaktuar nga vajrat dhe mbetjet që janë digjur.
Situata është shqetësuese, pasi kjo nuk është hera e parë që ndodhin ngjarje të tilla në këtë pikë të grumbullimit të skrapit.