10.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

Zjarr i fuqishëm shpërthen në Shkodër rreth mesnatës, rrezikonte banesa dhe xhaminë

Një zjarr i fuqishëm ka shpërthyer rreth mesnatës së kaluar në lagjen “Tepe” të qytetit të Shkodrës, duke rrezikuar edhe banesat.

Zjarri është shfaqur pranë xhamisë në “Tepe” dhe është përhapur me shpejtësi, i favorizuar dhe nga era. Dy mjete zjarrfikës të MNZSH Shkodër dhe gjashtë forca kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, duke bërë të mundur izolimin e flakëve.

Zjarri ka qenë në përmasa të pazakonta, duke krijuar jo pak panik, për shkak se rrezikonte banesa dhe xhaminë, por që fatmirësisht është izoluar pa lënë pasoja.

“Një zjarr u raportua rreth orës 22:31, në lagjen Tepe të bashkisë Shkodër. Në vendngjarje kanë shkuar 2 mjete të MZSH Shkodër dhe 6 forca të cilët po punojnë për shuarjen e zjarrit”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rama: ‘Made in Albania’ si pasaportë drejt BE-së, qeveria mbështet fuqimisht eksportuesit”

0
Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se marka “Made in Albania” përfaqëson jo vetëm cilësinë, por edhe një pasaportë drejt Bashkimit Europian, dhe qeveria do...

Gjykata në Leipzig shpall të pafajshëm 52-vjeçarin shqiptar për vrasjen e bashkatdhetarit

0
Një gjykatë rajonale në Leipzig, Gjermani, ka shpallur të pafajshëm një 52-vjeçar shqiptar, i akuzuar për vrasjen e një bashkatdhetari të tij 29-vjeçar, më...

Pesë llojet e dashurisë që çdo njeri dëshiron të përjetojë

0
Dashuria është ndoshta ndjenja më e fuqishme në botë. Çdokush e kërkon dhe dëshiron ta përjetojë gjatë gjithë jetës, por jo të gjithë kanë...

Tension jashtë spitalit në Timishoara pas aksidentit tragjik të tifozëve të PAOK-ut

0
Momente të tensionuara shënuan përpara Spitalit të Qarkut të Timishoarës, Rumani, ku Ambasadori grek dhe Prefektja e Timishoarës po prisnin informacion për gjendjen e...

Tragjedi në Maltë: Vajza 13-vjeçare mbytet në det gjatë pushimeve me familjen

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Maltën, ku një vajzë 13-vjeçare humbi jetën në det gjatë pushimeve me familjen e saj. Trupi i pajetë i...