17.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Zjarr i përmasave të mëdha përfshin Fabrikën e Plastikës në Elbasan, evakuohen punonjësit pa lëndime

Një zjarr masiv shpërtheu pasditen e sotme në pjesën e jashtme të një fabrike përpunimi plastike në zonën e ish-Metalurgjikut në Elbasan, duke krijuar një situatë alarmante për qytetarët dhe punëtorët e zonës. Flakët, që dyshohet të jenë shkaktuar nga një shkëndijë elektrike, përfshinë tuba dhe arka plastike, duke rrezikuar edhe fabrikat ngjitur, përfshirë ato në zonën e Bradasheshit, ku vepron kompania KURUM.

Zjarri u raportua rreth orës 14:40 dhe përhapja e shpejtë e flakëve, e ndihmuar nga era, prodhoi shtëllunga të mëdha dhe të zeza tymi, të cilat mbuluan qytetin. Ngjarja ndodhi ndërsa fabrika vijonte të operonte, duke vendosur në rrezik të madh personelin e saj.

Maringlen Çollaku, një punonjës i një prej fabrikave aty pranë, përshkroi momentet e rrezikshme kur zjarri shpërtheu dhe rolin e tij në përpjekjet e shpëtimit:

Ishte tej mase e rrezikshme, qoftë për punëtorët që ishin brenda, qoftë për personelin e fabrikës. Ne u angazhuam deri në momentin që mbërritën zjarrfikëset. Për fat, arritëm të vendosnim zjarrin nën kontroll. Shkëndija elektrike nga një tension i lartë prej 285 volt u bë shkak i zjarrit.”

Zjarrfikësit nga Elbasani dhe Tirana, me 10 mjete zjarrfikëse dhe rreth 40 efektivë, arritën të izolonin vatrën dhe të parandalonin përhapjen e flakëve në fabrikat ngjitur. Drejtori i zjarrfikëses në Elbasan, Emirion Sota, informoi se zjarri kishte përfshirë kryesisht pjesën e jashtme të fabrikës, duke djegur tuba dhe arka plastike, por falë ndërhyrjes së shpejtë u shmangën lëndimet dhe fabrikat e tjera u shpëtuan. “Paraprakisht mendohet se zjarri është aksidental,” u shpreh Sota.

Ilir Llapushi, drejtori i zjarrfikëses Gramsh, nënvizoi vështirësitë e hasura për shkak të materialeve plastike që digjeshin, të cilat janë lehtësisht të djegshme.

Këto janë zjarre të vështirë për t’u shuar, por u punua me kundragaz për të përballuar situatën,” shtoi ai.

Zjarrfikësit arritën ta vinin zjarrin nën kontroll brenda një ore, por shtëllungat e mëdha të tymit vazhduan të mbulonin qytetin për një kohë të gjatë. Fatmirësisht, nuk pati të lënduar, pasi të gjithë punonjësit dhe stafi i fabrikës arritën të evakuoheshin me sukses, ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksident tragjik në Itali, humb jetën 34-vjeçarja shqiptare Xhuljana Guna

0
Një 34-vjeçare shqiptare ka humbur jetën në një aksident tragjik në Itali. Mediat italiane raportojnë se viktima, Xhuljana Guna, ishte duke ecur në trotuar...

Tiranë, arrestohet 26-vjeçari për kontrabandë, policia sekuestroi 524 gramë flori dhe mallra të ndryshme

0
Tiranë – Policia e Tiranës goditi një tjetër rast të kontrabandës së mallrave, duke arrestuar në flagrancë një 26-vjeçar në afërsi të Kamzës. Sipas...

FBI paralajmëron për kërcënime nga Irani në SHBA: “Sulme me dronë dhe operacione kibernetike...

0
Shtetet e Bashkuara – Në Shtetet e Bashkuara po rritet shqetësimi për mundësinë e hakmarrjes nga Irani, ndërsa tensionet ushtarake në Lindjen e Mesme...

Berisha nga Elbasani: “Rama dhe Balluku nuk kanë më të ardhme”

0
Elbasan – Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, urimet për Ditën e Verës i shfrytëzoi për të kritikuar qeverinë, duke theksuar se kryeministri Edi...

Bido denoncon: “Familjarët e Flamur Nokës morën banesa të të pastrehëve në Sarandë”

0
Sarandë – Deputeti socialist Ardit Bido ka akuzuar ish-drejtorin e Bordit të Entit Kombëtar të Banesave, Flamur Noka, për përvetësim të apartamenteve të destinuara...