Një vatër zjarri ka shpërthyer sot në pikën e grumbullimit të mbetjeve urbane në Myc-Mamez, Kukës. Sipas burimeve për Report Tv, dy mjete të shërbimit të zjarrfikëses të bashkisë janë angazhuar për të shuar flakët.
Siç shihet edhe nga videot, një shtëllungë e madhe tymi është përhapur në ajër, duke ndotur ambientin përreth. Kjo nuk është hera e parë që kjo pikë e mbetjeve përfshihet nga zjarri, duke shkaktuar ndotje masive për banorët e zonës. Pikërisht për shkak të pozicionit të saj në kahun perëndimor të qytetit, vetëm 1 km larg nga lagjet e Kukësit, situata ka shkaktuar shqetësim të madh për shëndetin dhe mirëqenien e banorëve.