10.5 C
Tiranë
Friday, December 5, 2025
spot_img

Zjarr në “Urën e Daullasit” në Fier, panik mes banorëve – Flakët afër linjave të energjisë

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka rënë pak minuta më parë në zonën e njohur si “Ura e Daullasit” në Fier, duke shkaktuar panik tek banorët e zonës. Zjarri dyshohet se ka ardhur si pasojë e djegies së hamulloreve nga fermerët, por ka dalë jashtë kontrollit, duke përfshirë një sipërfaqe të madhe dhe duke u afruar rrezikshëm pranë shtyllave të energjisë elektrike.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse, të cilat po punojnë me intensitet për të neutralizuar flakët, të cilat po përhapen me shpejtësi për shkak të erës së fortë. Për të shmangur çdo rrezik të mundshëm për rrjetin elektrik, autoritetet kanë ndërprerë furnizimin me energji elektrike në zonë.

Zjarri ka rritur ndjeshëm shqetësimin e banorëve përreth, ndërsa zjarrfikësit vijojnë punën për vënien nën kontroll të flakëve dhe parandalimin e përhapjes së mëtejshme të tyre drejt zonave të banuara. Nuk raportohet për të lënduar deri në këtë moment.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të identifikuar përgjegjësit e zjarrvënies dhe bëjnë thirrje për kujdes të shtuar, veçanërisht gjatë këtyre ditëve me temperatura të larta dhe rrezik të shtuar për zjarr.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...