Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë në fshatin Kalivaç, në Memaliaj. Mësohet se si pasojë e flakëve janë shkrumbuar drurë frutorë dhe ullishte.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca zjarrfikëse të Tepelenës dhe Memaliajt.
Sakaq përhapja me shpejtësi e flakëve, ka përfshirë edhe kabinën elektrike që furnizon fshatin me energji dhe zonën përreth duke shkaktuar edhe ndërprerjen e energjisë.