10.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Zjarri në Poliçan, nën kontroll pas natës së gjatë – banorët e evakuuar kthehen në shtëpi

POLIÇAN – Vatra e zjarrit që përfshiu pyllin e Poliçanit pasditen e djeshme është vënë nën kontroll paraditen e sotme, duke mos përbërë më rrezik për zonat e banuara.

Sipas autoriteteve vendore, zjarrfikësit vijojnë të qëndrojnë në terren për të neutralizuar vatrat e mbetura dhe për të shmangur riaktivizimin e flakëve.

“Situata është stabilizuar, por ekipet janë ende në gatishmëri. Puna jonë do të vazhdojë deri në shuarjen e plotë të çdo vatre,” deklaroi një përfaqësues i shërbimit zjarrfikës.

Flakët përfshinë pjesën perëndimore të kodrës përreth Uzinës së Armëve, në afërsi të zonës B, duke iu afruar rrezikshëm banesave dhe spitalit të qytetit. Për shkak të rrezikut, një ditë më parë u evakuuan të moshuarit e azilit dhe disa familje në Plirezë.

Zjarrvënia shkaktoi shkrumbimin e një sipërfaqeje të konsiderueshme me shkurre dhe pisha, ndërsa hetimet për përcaktimin e shkaqeve janë ende në proces.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...