14.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Zjarri në Urgjencën Kombëtare, ja çfarë u gabua në projekt që e shkaktoi

Grupi i ekspertëve, të cilët u ngarkuan nga prokurorët për të hetuar shkakun e zjarrit në Urgjencën Kombëtare pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ka konkluduar se ngjarja ka ndodhur për shkak të kushteve të papërshtatshme teknike. Sipas hetimeve, dhoma ku ishin vendosur bateritë nuk kishte ventilim të duhur, duke shkaktuar mbinxehje të UPS-it dhe shpërthimin e tij.

Pajisjet mjekësore, të cilat u zhvendosën nga urgjenca e vjetër në ambientet e reja, u vendosën pa një projekt të duhur zbatimi që do të krijonte kushtet e nevojshme për ruajtjen e pajisjeve të tilla. Komisioni i posaçëm i ngritur për këtë proces nuk ka parashikuar asnjë projekt për menaxhimin e rrezikut të zjarrit, gjë që kontribuoi në shpërthimin që ndodhi. Hetimet po vazhdojnë për të identifikuar personat përgjegjës që duhet të kishin kontrolluar zhvendosjen e pajisjeve dhe për të sqaruar arsyet pse kjo ka ndodhur pa një projekt të miratuar.

Një akt i dytë i realizuar nga Universiteti Politeknik ka vlerësuar dëmin e shkaktuar nga zjarri në rreth 30 milionë lekë. Ngjarja e rrezikshme ndodhi më 11 shkurt të këtij viti, por fatmirësisht nuk pati dëmtime në njerëz.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Diel, 15 Mars 2026

0
Dashi Dita ju nxit të veproni me vendosmëri dhe të merrni iniciativa të reja. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të treguar aftësitë...

Parashikimi I motit, e Diel, 15 Mars 2026

0
Më 15 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, duke shfaqur periudha të shkurtra dielli, veçanërisht në ultësirat...

Sulm me dron godet bazën amerikane në Aeroportin Ndërkombëtar të Bagdadit

0
Një sulm me dron ka goditur vonë në mbrëmje bazën ushtarake pranë Aeroportit Ndërkombëtar të Bagdadit, konfirmojnë dy zyrtarë të sigurisë për agjencinë AFP. Sipas...

Brikena dhe Gimbo drejt televotimit, Mateo dhe Selin shpëtojnë nominimin

0
Në një zhvillim të ri nga shtëpia e Big Brother, banorët Brikena dhe Gimbo janë të nominuarit që do të përballen me televotimin për...

Kosova nis njohjen e dokumenteve dhe lejet e përkohshme për serbët pa dokumente kosovare

0
Duke filluar nga sot, Qeveria e Kosovës do t’u ofrojë individëve të komunitetit serb që nuk janë pajisur me dokumente kosovare leje të përkohshme...