14.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

“Zoti nuk ishte me të. Ishte njeri shumë i mirë”, flet motra e 39-vjeçarit që u vra në Athinë

Pas ngjarjes së trishtë të vrasjes së 39-vjeçarit që mbeti i  vdekur në një kafene në Athinë pas u vra nga një grup tjetër shqiptarësh ka folur motra e tij: “Zoti nuk ishte me të. Ishte njeri shumë i mirë, ka ndihmuar shumë. Është shumë e vështirë, ne ende nuk mund ta kuptojmë se çfarë ka ndodhur, kishte shkuar për të parë ndeshjn dhe aty ku ishte ulur, fatkeqësisht Zoti nuk ishte me të. Ai kishte humbur shumë gjak, ende nuk e dimë të vërtetën

Në vendlindjen e tij, në Shqipëri, të afërmit dhe miqtë do t’i japin  sot lamtumirën e fundit të ndjerit, hidraulikut 39-vjeçar, i cili mbeti i vdekur pas sherrit të ndodhur mesnatën e së martës (21/2) në kafenenë e rrugës Kastamonis në Nea Joni.

Shtatë shqiptarët e përfshirë në këtë vrasje janë në Greqi.

Në të njëjtën kohë, shtatë shqiptarët e përfshirë në përleshjen vrasëse në Nea Joni që shkaktoi plagosjen fatale të bashkatdhetarit të tyre 39-vjeçar, mbeten në Greqi dhe fshihen pa kaluar kufirin për në vendlindje.

Sipas informacioneve, grupi prej shtatë shqiptarësh, pas të shtënave në kafenenë e rrugës Kastamonis, është arratisur me xhipin luksoz argjendi dhe një mjet tjetër dhe mbeten të zhdukur.

Të gjithë kanë qenë në vendin tonë muajt e fundit dhe që nga mesnata e së martës, askush nuk ka tentuar të kthehet në Shqipëri apo të arratiset në një vend tjetër jashtë vendit. Siç raportojnë mediat shqiptare, shtatë anëtarët e “Skuadrës L” fshihen në vendin tonë dhe shumica prej tyre janë identifikuar, pasi janë kriminelë të shënuar.

Policia e Sigurisë ka identifikuar deri tani pesë persona të cilët konsiderohen si të dyshuarit kryesorë për vrasjen e 39-vjeçarit hidraulik. Të dhënat e tyre tashmë janë të njohura për autoritetet pasi ndaj tyre ka një dosje për shumë çështje penale dhe arrestimi i autorëve është çështje ditësh. Në të njëjtën kohë, punonjësit e policisë që po trajtojnë rastin, përveç pamjeve nga kamerat e sigurisë së kafenesë në Nea Joni, kanë në duar edhe gjurmët e gishtave të shtatë shqiptarëve dhe po vijojnë për identifikimin e të dhënave të tyre.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Diel, 15 Mars 2026

0
Dashi Dita ju nxit të veproni me vendosmëri dhe të merrni iniciativa të reja. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të treguar aftësitë...

Parashikimi I motit, e Diel, 15 Mars 2026

0
Më 15 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, duke shfaqur periudha të shkurtra dielli, veçanërisht në ultësirat...

Sulm me dron godet bazën amerikane në Aeroportin Ndërkombëtar të Bagdadit

0
Një sulm me dron ka goditur vonë në mbrëmje bazën ushtarake pranë Aeroportit Ndërkombëtar të Bagdadit, konfirmojnë dy zyrtarë të sigurisë për agjencinë AFP. Sipas...

Brikena dhe Gimbo drejt televotimit, Mateo dhe Selin shpëtojnë nominimin

0
Në një zhvillim të ri nga shtëpia e Big Brother, banorët Brikena dhe Gimbo janë të nominuarit që do të përballen me televotimin për...

Kosova nis njohjen e dokumenteve dhe lejet e përkohshme për serbët pa dokumente kosovare

0
Duke filluar nga sot, Qeveria e Kosovës do t’u ofrojë individëve të komunitetit serb që nuk janë pajisur me dokumente kosovare leje të përkohshme...