6.5 C
Tiranë
Tuesday, January 27, 2026
spot_img

Zv.kryeministri Ahmetaj flet për çmimin e energjisë: “Çmimet e energjisë elektrike nuk po rriten, kryeministri do të shpalosi masat për mbrojten e qytetarëve”

Zv. Kryeministri i Shqipërisë, Arben Ahmetaj, tha pas mbledhjes së qeverisë se si do të përballohet kriza energjetike, që sipas tij ka prekur të gjithë botën.

Arben Ahmetaj ka theksuar sot se në Shqipëri deri më tani nuk ka asnjë rritje të çmimit të energjisë.

“Çmimet e energjisë elektrike nuk po rriten. Kemi ndonjë çmim të rritur? Jo, ne po e monitorojmë çdo ditë dhe kryeministri do dalë në ditët në vijim priteni është paketë mbështetëse për konsumatorin familjar dhe sipërmarrjen e vogël”, tha Ahmetaj.

Ahmetaj tha kryeministri ka ngritur një grup ndërinstitucional për të menaxhuar situatën dhe gjatë javës do të dalë dhe do të shpalosë planin për mbrojtjen e sipërmarrjes së vogël dhe familjarëve dhe shtoi se ata janë të angazhuar që kjo shtresë e shoqërisë të mos preket nga kriza.

“Situata energjetike në vend është e lidhur me krizën globale. Ne kemi zgjedhur 30 vite më parë ku të jemi në një ekonomi tregu ku ajo e hapur të jetë e lidhur globalisht, në mallra dhe shërbime. Sidomos për mallra të koutuara për bursa dhe nevoja për import siç është energjia elektrike. Ju e keni dëgjuar dhe lexuar se çfarë po ndodh në tregun ndërkombëtar të energjisë elektrike që përfshin që nga shtimi i kërkesës për energji për shkak të ringritjes ekonomike në të gjithë botën, për shkak të sjelljes së Rusisë që është brenda karakterit gjeopolitik të çmimit të gazit. Një faktor tjetër, është dekomisionimi i centraleve të karbonit në Gjermani dhe Spanjë.

Çmimet lëvizin në vazhdimësi, çdo ditë. Një pjesë e mirë e vendeve e kanë transformuar koston te konsumatorët. Kryeministri ka ngritur një grup ndërinstitucional për të menaxhuar, monitoruar çdo moment ecurinë e situatës energjetike. Unë i referohem asaj që kryeministri ka thënë që vala e çmimeve ndërkombëtare prek edhe Shqipërinë, por ne jemi të bindur të gatshëm për të mbrojtur konsumatorin familjar dhe biznesin e vogël. Brenda javës kryeministri do të shpalosi vetë masat për mbrojten e qytetarëve dhe sipërmarrjes së vogël dhe në nevojë të qetësimit publik, ne do të vijojmë të mbrojmë konsumatorin familjar nga kriza e çmimeve dhe rritja e kostove për shkak të këtyre çmimeve.

Kompanitë janë duke punuar vazhdimisht për të siguruar energji elektrike, gjë që dua ta ndaj me qytetarët që sigurisht është e garantuar dhe qytetarët do të vijojnë të mbrohen, ashtu si dhe familjarët dhe sipërmarrjet e vogla. I garantoj qytetarët dhe sipërmarrjen e vogël që do të mbrohen nga qeveria. Paketa specifike do të lancohet nga kryeministri në ditët që vijnë. Dua ta ritheksoj se kryeministri ka krijuar një grup ndërinstitucional që monitoron dhe menaxhon situatën për ditë. Çmimet e energjisë nuk po rriten. Ne po i monitorojmë dhe kryeministri do të dalë me një paketë të plotë në ditët në vijim, që do të jetë mbështetëse për familjarët dhe sipërmarrjen e vogël”, tha Ahmteaj.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Isa Myzyraj: “Mazhoranca na theu besimin”, thirrje deputetëve: “Mos e votoni projektligjin për shpifjen”

0
Isa Myzyraj akuzon mazhorancën për thyerje besimi: Thirrje deputetëve të mos votojnë projektligjin për shpifjen Gazetari Isa Myzyraj ka akuzuar mazhorancën qeverisëse për thyerje të...

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë, arrestohet në Tiranë 52-vjeçari nga...

0
Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë në Maqedoninë e Veriut është arrestuar në Tiranë, pas disa muajsh hetime dhe...

DJ Onno konfirmon romancën me Gretën: “Po, jemi bashkë”, lidhja që ndezi rrjetin në...

0
Selin Bollati dhe Greta Kazazi janë kthyer në dy nga banoret më të përfolura të këtij edicioni të “Big Brother VIP Albania”, jo vetëm...

Kim Kardashian rrëfen si përdori Britney Spears për famë: “Fama ishte gjithçka që doja”

0
Kim Kardashian ka bërë një rrëfim të pazakontë nga vitet e para të përpjekjeve të saj për famë, gjatë një bisede në podkastin “Khloé...

Horoskopi ditor, e Martë, 27 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi. Merrni kohë për të menduar para se të veproni. ♉ Demi Qëndrueshmëri dhe siguri. Çështjet praktike marrin drejtim pozitiv. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...