10.5 C
Tiranë
Tuesday, March 17, 2026
spot_img

Zv. kryeministri Ahmetaj zbulon vendimin e qeverisë për Rindërtimin/ “Ky muaj do të jetë i rëndësishëm për procesin e rindërtimet për familjet e prekura nga tërmeti”

Zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, zbuloi nga ambientete e jashtme të Kryeministrisë, vendimet e marra në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave.

Në fokus ka qenë rindërtimi i zonave të prekura nga dëmet e shkaktuara nga tërmeti. Ahmetaj tha se vendimi i parë lidhet me shkollat e rindërtuara, të cilat i kanë kaluar për administrim dhe mirëmbajtje bashkive.

Gjithashtu zëvendëskryeministri deklaroi se gjatë muajit nëntor do të fillojë shpërndarja e banesave për qytetarët e prekur nga tërmeti, ku vetëm më 25-26 nëntor, do të jepen 1050 shtëpi.

Përzgjedhja e shtëpive sipas Ahmetaj do të bëhet fillimisht sipas një liste të familjeve në nevojë, ndërkohë që pjesa tjetër do të bëhet me short nga bashkitë.

“Dua të informoj publikun. Sapo filloi procesi i kalimit të shkolla te rindertuara në pronësi të bashkive. Jemi duke folur për përfundimin e një numri të madh të shkollave të rindërtuara, që i kalojnë bashkive për administrim dhe mirëmbajtje. Ky muaj do të jetë i rëndësishëm për procesin e rindërtimet për familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit. Në 2-vjetorin e tërmetit, do të tregojmë se si do të behet shpërndarja. Një është lista prioritare që vjen si rrjedhojë e aktit normativ ku trajtohen familje me ndihme ekonomike, apo nëna kryefamiljare, apo familjet e policëve të vrarë.

Praktikisht këto familje shpërndarja do të bëhet menjëherë dhe për familjet e tjera me short publik. Kjo është detyrë e bashkisë që të fillojnë të organizojnë shortet publike, që të jenë transparente për të shpërndarë njësitë individuale dhe ato apartamente. Vetëm për 20-26 nëntor do të shpërndahen 1050 apartamente dhe njësi individuale. Ndërkohë që nga Fondi i Zhvillimit janë shpërndarë gati 1100 njësi dhe janë dhënë grante S4 për familjet. Një pjesë e tyre do të futet në shtëpitë e reja. Do ta vazhdojmë gjatë nëntorit deri në fund të shtatorit, qoftë me shpërndarjen e njësive individuale dhe me apartamentet. Sot besojmë sërish që deri në shtator të vitit tjetër do t’i kemi shpërndarë të gjitha njësitë individuale dhe apartamentet.”, tha ai.

 

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Dy persona vrarë në një bar pranë aeroportit të Frankfurtit, autori në arrati

0
Dy persona humbën jetën pas një të shtënë me armë në një bar në Raunheim, pranë aeroportit të Frankfurt, njoftoi policia gjermane. Sipas njoftimeve paraprake,...

Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton ndezin spekulimet për lidhje pas reagimeve në Instagram

0
Thashethemet për një lidhje mes Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton po marrin vëmendje të madhe, ndërsa dyshja duket se po “ushqen” spekulimet me veprimet...

Kuvendi miraton projekt-rezolutën për Iranin, opozita bojkoton votimin

0
Në seancën parlamentare të sotme, Kuvendi i Shqipërisë miratoi projekt-rezolutën për shpalljen e Iranit si shtet terrorist. Votimi u zhvillua me pjesëmarrjen kryesore të...

“Dosjet në rrezik”, Kushtetuesja vendos për provat që implikojnë Ballukun, Becin dhe Berberin

0
Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë pritet të marrë një vendim kyç që mund të ndikojë drejtpërdrejt në fatin e disa prej dosjeve më të bujshme...

Dosja “Durim Bami” kalon për gjykim, të pandehurit kërkojnë gjykim të shkurtuar

0
Pak javë pas ekstradimit nga Dubai, Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka kaluar për gjykim dosjen ndaj Durim Bami...