10.5 C
Tiranë
Friday, December 5, 2025
spot_img

Zyrtare: Simone Inzaghi u zgjodh trajner i Al Hilal para finales me Interin – por firmosi vetëm pas saj, për respekt

Simone Inzaghi ishte prej kohësh i vendosur si trajneri i ri i Al Hilal, mirëpo vendosi të mos firmoste kontratën me klubin saudit deri në përfundim të finales së sezonit me Interin. Ky detaj u bë publik nga CEO i Al Hilal, Esteve Calzada, në një intervistë për BBC, ku theksoi integritetin dhe profesionalizmin e trajnerit italian.

“Gjithçka ishte vendosur tashmë, por nuk u nënshkrua para finales vetëm sepse Inzaghi na kërkoi të prisnim. Ishte një gjest respekti i jashtëzakonshëm nga ana e tij,” deklaroi Calzada.

Largimi i Inzaghit nga Interi vjen pas një sezoni të suksesshëm, me fitime të trofeve dhe paraqitje të forta në Europë. Pavarësisht interesit të hershëm nga klubi saudit, ai zgjodhi të respektonte deri në fund detyrimet e tij ndaj zikaltërve.

Calzada shtoi se pritshmëritë janë të larta: “Presim titullin kampion dhe një paraqitje dinjitoze në Kupën e Botës për Klube në SHBA.” Por ai theksoi gjithashtu filozofinë e klubit për ndërtimin e skuadrës:

“Po kërkojmë yje të mëdhenj, por vetëm ata që duan të luajnë për Al Hilal, jo për arsye financiare. Ne nuk jemi këtu për të shkëmbyer fanella, jemi këtu për të fituar.”

Ky hap i radhës i Al Hilal vërteton edhe një herë ambicien e klubeve saudite për të ndërtuar një futboll konkurrues dhe me emra të mëdhenj jo vetëm në fushë, por edhe në pankinë. Për Inzaghin, ky do të jetë një kapitull i ri dhe sfidues në një realitet krejt të ndryshëm nga Serie A.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...

‘Baba, ndalo bombardimet në Kiev’, Vajza e fshehtë e Putinit, Luiza Rozova, përballet me...

0
Luiza Rozova, 22 vjeç, e cila konsiderohet vajza e fshehtë e Vladimir Putinit, është përballur me një intervistë të pakëndshme në rrugët e Parisit...