9.5 C
Tiranë
Thursday, January 29, 2026
spot_img

1 i arrestuar dhe një tjetër në kërkim në Fier për shpërndarje të drogërave të forta, sekuestrohen mijëra euro

Një person është arrestuar ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim pasi shpërndanin drogëra të forta në Fier.

Gjatë operacionit “Weekend ” u arrestua shtetasi Arben Muka dhe u shpall në kërkim shtetasi Elvir Kananaj.

Gjatë kontrollit fizik të shtetasit Arben Muka gjetën 81 doza me lëndë të dyshuar narkotike heroinë, ndërsa në banesën e shtetasit Elvir Kananaj gjetën dhe sekuestruan 13 750 euro dhe 400 dollarë, të dyshuara të përfituara nga ky aktivitet kriminal.

Njoftimi i policise:

Fier/Finalizohet operacioni policor i koduar “Weekend”, për goditjen e shpërndarjes së drogave të forta.

Shpërndanin lëndë narkotike heroinë, kapet në flagrancë njëri prej autorëve, shpallet në kërkim bashkëpunëtori.

Sekuestrohen dy pako të mbushura me dhjetëra doza me lëndë narkotike të dyshuar narkotike heroinë, shuma parash në euro dhe dollarë ( 13 750 euro dhe 400 dollarë) të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Fier, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza, si dhe bazuar në inteligjencën informative se 2 shtetas shpërndanin doza drogash të forta, në qytet, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Weekend”.

Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi A. M., 43 vjeç, banues në Fier, si edhe u shpall në kërkim shtetasi E. K., 33 vjeç, banues në Fier.

Shërbimet e Policisë, në kuadër të operacionit “Ëeekend”, gjatë kontrollit fizik të shtetasit A. M., gjetën 81 doza me lëndë të dyshuar narkotike heroinë, ndërsa në banesën e shtetasit E. K. gjetën dhe sekuestruan 13 750 euro dhe 400 dollarë, të dyshuara të përfituara nga ky aktivitet kriminal.

Punohet për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Keijsi flet pas përjashtimit nga Big Brother VIP: “E prisja vendimin, nuk pendohem për...

0
I ftuar në emisionin “Big Brother Radio”, Keijsi ka folur për herë të parë pas përjashtimit nga edicioni i pestë i “Big Brother VIP”,...

Operacioni “Storm” godet prostitucionin në Durrës, procedohen katër persona

0
Policia ka finalizuar fazën e 14-të të operacionit policor të koduar “Storm”, në kuadër të goditjes së veprimtarive të paligjshme të prostitucionit. Aksioni u...

Protestat e shoferëve bllokojnë kufijtë e Ballkanit, kundërshtohet sistemi i ri digjital i BE-së

0
Shoferët e kamionëve në disa vende të Ballkanit Perëndimor kanë intensifikuar protestat kundër pasojave të sistemit të ri digjital të Bashkimit Europian për hyrje-daljet...

Ekzekutimi i parë në Teksas për vitin 2026: i dënuari me vdekje vrau dy...

0
Teksasi ka kryer ekzekutimin e parë me dënim kapital për vitin 2026. Charles Victor Thompson, 55 vjeç, u ekzekutua me injeksion vdekjeprurës në burgun...

Horoskopi ditor, e Enjte, 29 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë që kërkon vetëpërmbajtje. Mos reagoni menjëherë ndaj situatave që ju tensionojnë. ♉ Demi Stabilitet dhe përqendrim. Një çështje praktike merr zgjidhje pozitive. ♊ Binjakët Komunikimi është...