26.6 C
Tiranë
Monday, June 29, 2026

G-Bani kundër Shabanit: ‘Gjesti nuk e meriton burgun, nuk i mbani dot artistët me zor’

Pronari i kompanisë muzikore ONIMA, Erkand Shabani, paralajmëroi një padi ndaj këngëtarit G-Bani dhe disa të tjerëve për shpifje dhe nxitje dhune në lidhje me çështjen e artistit Besart Kelmendi – Gjesti.

Përmes një videoje në Instagram, G-Bani iu kundërvu ashpër Shabanit, duke e quajtur “skllavopronar” dhe duke theksuar se artistët nuk mund të mbahen me zor. Ai shtoi se qëndron pas çdo fjalë që ka thënë dhe mbrojti Gjestin, duke thënë se nuk e meriton të jetë në burg.

“Krimi im është që e kam quajtur skllavopronar dhe kam thënë se Gjesti nuk e meriton të jetë në burg. I qëndroj fjalëve që kam thënë”, deklaroi G-Bani.

Ai akuzoi Shabanin për përgjegjësi mbi situatën e Gjesti, duke thënë se në vend që të gjenin një gjuhë të përbashkët për të mbrojtur artistin, Shabani ka vepruar si “përbindësh dhe diktator”, duke tentuar të shkaktojë dëme për të mbrojtur vetveten dhe iluzionet e tij.

Situata ka tensionuar më tej marrëdhëniet mes artistëve dhe kompanisë, ndërsa çështja pritet të vazhdojë në plan ligjor.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Kolo Muani një hap larg Juventusit! Sot takimi vendimtar me PSG-në, ja çfarë po...

0
Rikthimi i Randal Kolo Muanit te Juventusi duket gjithnjë e më pranë, pasi klubi bardhezi ka arritur marrëveshjen me sulmuesin francez për një kontratë...

“Nuk do të ndalemi deri sa t’i marrim plotësisht”/ Putin refuzon propozimin e Ukrainës...

0
Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se Rusia do të vazhdojë ofensivën ushtarake në Ukrainë derisa të marrë nën kontroll të plotë katër rajonet...

Goditet grupi i dyshuar i hajdutëve në Sarandë! Zbardhen 6 vjedhje, 4 në pranga...

0
Policia e Sarandës ka finalizuar operacionin e koduar “Focus”, duke goditur një grup të dyshuar kriminal që kryente vjedhje me thyerje në banesa dhe...

SPAK i jep 48 orë leje Erion Veliajt! Lë përkohësisht qelinë për të parë...

0
Kryetari i arrestuar i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka lënë përkohësisht ambientet e paraburgimit pas marrjes së një lejeje 48-orëshe për arsye familjare. Sipas...

Sherr për pronën mes familjarëve! Në pranga ish-drejtori i Policisë së Vlorës dhe katër...

0
Një konflikt për motive pronësie ka përfunduar me arrestimin e ish-drejtorit të Policisë së Vlorës, Sokol Mulosmani, si dhe të katër familjarëve të tij,...