11.5 C
Tiranë
Tuesday, March 17, 2026
spot_img

10 të shoqëruar, mes tyre pjesëtarë të familjeve për vdedosjen e tritolit në Kurbin

Mbi 10 persona janë shoqëruar dhe marrë në pyetje nga Policia e Kurbinit në lidhje shpërthimin e ndodhur në banesen 3 katëshe të familjes Lika në fshatin Sanxhak, por ende nuk është arritur të shkohet në gjurmet e autoreve të ngjarjes.

Mes personave që kanë dhënë dëshminë e tyre në polici janë dhe pjestarë të familjeve me të cilët kanë hasmëri familja që ishte objektiv i sulmit, por kanë mohur të kenë lidhje me vendosjen e lëndës shpërthyese dhe janë lënë sërish të lirë.

Në pjesën e përparme të baneses tre katëshe, ka patur kamera sigurie, por sipas burimeve nga grupi hetimor kanë qenë jashtë fuksioni.

Policia ka sekuestruar dhe po analizon kamerat e disa banesave dhe bizneseve në zonë, por nga kqyrjet e deritanishme të pamjeve asnjëra prej tyre nuk i ka fokusuar lëvizjet e autoreve që mendohet të kenë qenë më shumë se 2 përsona.

Ndërkohë nuk është përcaktuar sasia dhe lloji i lëndës plasese, por referuar forces së shpërthimit dhe dëmeve që ka shkatuar mendohet të ketë qenë rreth 500 gram.

Ngjarja ndodhi rreth orës 3 e 30 minuta të mëngjesit të së premtes në fshatin Sanxhak të Kurbinit dhe objekt i sulmit me lëndë plasese ishte banesa e Skënder Likes.

Shpërthimi ishte i fortë duke shkaktuar dëme të shumta materiale dhe në objekte të tjera aty pranë, por fatmiresisht nuk pati përsona të lënduar.

Pista kryesore e hetimeve është përqëndruar tek hasmeria, pasi Skënder Lika, është babai I autorit të vrasjes së biznesmenit Rakip Roli. Ndërkohë dhe nipi i tij, Ilir Lika është dënuar nga gjykata si bashkëpunëtor i në vrasjen dy biznesmeneve, Paulin Gjergji dhe Bujar Lika, ngjarja e ndodhur brenda një lokali në Kurbin në vitin 2020.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tritoli ndaj makinës së Oltjon Klosit: 7 të arrestuar, zbardhet skema e atentatit

0
Policia ka zbardhur detaje të reja nga shpërthimi me tritol i makinës së Oltjon Klosit, i ndodhur më 10 mars, duke vënë në pranga...

Operacioni “Synimi” në Tiranë: Kapet me tritol dhe armë, arrestohet 46-vjeçari

0
Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Synimi”, duke goditur një rast të transportimit dhe tentativës për shitje të armëve dhe...

Tragjedi në Tiranë: Autoboti përplas për vdekje një grua pranë Gjykatës së Apelit

0
Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen është shënuar pak më parë në Tiranë. Një autobot i UKT-së ka përplasur një grua që...

Horoskopi ditor, e Martë, 17 Mars 2026

0
Dashi Dita sjell energji dhe vendosmëri, por duhet të kontrolloni impulsivitetin. Në punë mund të lindë një sfidë që kërkon zgjuarsi. Në dashuri, tregoni më...

Parashikimi I motit, e Martë, 17 Mars 2026

0
Më 17 mars 2026, moti pritet të jetë i paqëndrueshëm, me vranësira të shpeshta dhe kthjellime të herëpashershme. Paraditja do të dominohet nga vranësirat...