10.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

100 kilogramë kokainë gjenden në Selanik, dhjetra të arrestuar mes tyre dhe shqiptarë

Sipas informacioneve të fundit nga Policia, dhjetë janë arrestimet për rastin e 100 kilogramëve kokainë që u kapën në Selanik, pas një operacioni madhor të Nëndrejtorit të Prokurorisë së Narkotikëve.

Përveç ngarkesës me drogë, me origjinë nga Amerika Latine, është sekuestruar edhe një shumë parash mbi 100 mijë euro. Të arrestuarit pritet të dalin të mërkurën para prokurorisë penale të Selanikut. Mes tyre ka shtetas grekë dhe shqiptarë, të cilët akuzohen për pjesëmarrje në organizatë kriminale.

Sipas informacioneve mes “protagonistëve” dhe të arrestuarve të grupit është edhe një mjek grek 68-vjeçar, person i njohur i organeve të akuzës. Ai si dhe i vëllait të tij më të vogël, avokat – ishin të lidhur me rastet e kontrabandës së cigareve, karburanteve dhe drogës që preokupuan autoritetet policore në vitet 1990 deri në fillim të viteve 2000.

Pavarësisht lirimit me kusht në arrestimin e tij të fundit, 68-vjeçari duket se ka vazhduar aktivitetin e tij kriminal dhe këtë herë është arrestuar, i akuzuar për përfshirje në ngarkesën me 100 kilogramë kokainë. Malli i paligjshëm ka mbërritur në një kontenier në portin e Selanikut më herët. EL.AS duket se kishte informacione për ardhjen e tij ndaj e vuri nën vëzhgim. Kur u mor për t’u transferuar në një magazinë në perëndim të Selanikut, filloi numërimi mbrapsht për arrestimet.

Detaje nga operacioni policor do të jepen të mërkurën e ardhshme në një dalje për shtyp nga EL.AS. në komisariatin e Selanikut.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Kur ofendon një vajzë dy herë, ke ofenduar familjen” – Babai i Selin Bollatit...

0
Në emisionin “Fan Club”, babai i Selin Bollati, Toni Bollati, ka komentuar situata të tensionuara brenda shtëpisë së “BBV 5”. Ai ka bërë të...

“Mesazhi është vetëm bashkim dhe vetëm bashkim”, Ardit Qylybyli kryetar i PD-së në Shkodër

0
Ardit Qylybyli është shpallur fitues i zgjedhjeve për kryetar të degës së Partia Demokratike në Shkodër, duke marrë 1,083 vota, ndërsa kandidati tjetër, Gentian...

Rama për Belinda Ballukun: “Çështja e deputetes Balluku sipas meje është e mbyllur,Kuvendi u...

0
Kryeministri Edi Rama komentoi vendimin e Kuvendi i Shqipërisë për të mos pranuar heqjen e imunitetit të deputetes Belinda Balluku, pas kërkesës së SPAK...

Rama: Porto Romano, një projekt strategjik rajonal dhe europian

0
Në një dalje të fundit në podcastin Flasim, kryeministri Edi Rama ka folur për projektin e portit të ri tregtar dhe ushtarak të Porto...

Rama për vendimin e Kushtetueses për TikTok: “Si kofini pas të vjelit”

0
Kryeministri Edi Rama ka komentuar vendimin e Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë lidhur me bllokimin e TikTok, duke e cilësuar atë të panevojshëm dhe të...