31.5 C
Tiranë
Tuesday, June 23, 2026

Mbyllet fushata elektorale nga Partia Socialiste për qytetin e Tiranës

Është mbyllur fushata elektorale nga Partia Socialiste për qytetin e Tiranës.

Kryeministri Edi Rama ka treguar rreth takimit me presidentin polak i cili i është shprehur se nuk e beson transformimin që qyteti i Tiranës ka pasur në katër vitet e fundit.

Në lidhje me fushatën, kryeministri është shprehur që nga të gjitha fushatat, në këtë që është zhvilluar para zgjedhjeve të 14 majit, ka një pasqyrë kuptimplotë, me vepra konkrete dhe ndryshime të prekshme.

Edi Rama: Sot prita presidentin e Polonisë. Më tha kam qenë në vitin 2019 dhe nuk e besoj dot që është i njëjti qytet. Tirana ka hyrë në shpejtësinë e një transformimi të jashtëzakonshëm, që patjetër që ata që kanë mundësit ë shkëputen pak në kohë e lexojnë më shpejt. E rëndësishme është që për të gjithë banorët e Tiranës, bëhet vendi i mundësive të reja. Për Shqipërinë bëhet gjithnjë e më shumë motori i fuqishëm i zhvillimit të një ekonomie të re.

Më vjen mirë që në këtë fushatë, nga të gjitha fushatat që mbaj mend, e kemi pasur jo më të lehtë, por kemi pasur pasqyrën kuptimplotë të punëve kudo që kemi shkuar. Veprat konkrete, ndryshimet e prekshme, mundësitë e reja që janë krijuar. Na kanë ndihmuar që fjalët të mos jenë siç ishin në fillim, por të mbështetura në realitetin e jetës së përditshme. Nuk është e lehtë për askënd, por ama ka filluar të bëhet gjithnjë e më një jetë ku njerëzit përtej vështirësive shohin shpresë. Shohin mundësi. Jam jashtë zakonisht që përkoi me këtë moment të një dekade përpjekjesh, që ne të arrimë me të gjitha vështirësitë që kemi pasur. Jo vetëm me të shkuarën, por dhe ato që lidhen me të papriturat marramendëse…Kriza e energjisë, emigracioni, tërmeti, pandemia, lufta në Ukrainë, sot kemi hyrë në ciklin 1 vjeçar të rritjes më të lartë historike të pagave. Kemi hyrë në procesin e përmbushjes së një ambicie që ka qenë e kahershme, njëkohësisht ishte tortura jonë e brendshme për ta bërë Shqipërinë vendin ku pagat janë në nivelin më të lartë të rajonit, bashkë me vendet më të zhvilluara të rajonit, ku paga mesatare nga 530 euro në 900 euro prillin e ardhshëm.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Do të qëndrojë në burg”, Gjykata lë në qeli 40-vjeçarin e dyshuar si bashkëpunëtor...

0
40-vjeçari Besnik Koldreu, i arrestuar si bashkëpunëtor në vrasjen e çiftit të bashkëshortëve Kreshnik dhe Gentjana Mujeci më 26 prill në fshatin Balldren të...

“E gdhijnë para kryeministrisë”, protesta vijon natën në Tiranë, lexohet kërkesa për dorëheqje dhe...

0
Rreth 10 protestues kanë kaluar natën përpara godinës së Kryeministrisë në Tiranë, duke vijuar qëndrimin e tyre në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Të ulur në...

“Unë jam miku, jo armiku yt”, Rama reagon gjatë për protestat: “Protestuesi është i...

0
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka reaguar sërish për protestat që po zhvillohen në kryeqytet, duke publikuar një status të gjatë në rrjetet sociale,...

Tragjedi në Francë, dy fëmijë 2 dhe 4 vjeç gjenden të pajetë brenda një...

0
Një ngjarje tragjike ka tronditur jugun e Francës, ku dy fëmijë të moshës 2 dhe 4 vjeç janë gjetur të pajetë brenda një automjeti,...

“Vetëvendosje nuk ka të bëjë asgjë me këtë protestë”, Enver Dugolli i përgjigjet Ramës:...

0
Lëvizja Vetëvendosje ka mohuar përfshirjen e saj si subjekt politik në protestat që po zhvillohen prej ditësh në Shqipëri, duke theksuar se mbështetja e...