11.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Rama në Mynih: BE duhet të forcohet në ushtri dhe ekonomi, zgjerimi po ndodh shumë ngadalë

Mynih – Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë pjesëmarrjes në një panel me temë “Zgjerimi i BE-së”, bëri thirrje për një ritëm më të shpejtë të integrimit të Ballkanit Perëndimor, duke theksuar se Bashkimi Europian duhet të përqendrohet në forcimin e mbrojtjes dhe ekonomisë.

Rama u shpreh se BE-ja duhet të ndajë mendjen për procesin e zgjerimit, duke theksuar se ndryshimet në këtë drejtim po ndodhin tepër ngadalë dhe në mënyrë të kufizuar.

“Ajo që po ndodh është se ndryshon shumë ngadalë dhe shumë pak. Ka ardhur koha për një ndarje të qartë: procesi i bazuar në meritë duhet të jetë vetëm për votën në Këshillin Europian. Nuk mund të nënkuptojë sjelljen e vendeve të BE-së ndaj tregut të përbashkët,” – tha Rama.

Kryeministri shqiptar nënvizoi se procesi i integrimit duhet të përshpejtohet, sidomos në raport me vendet e Ballkanit Perëndimor, duke i afruar ato më shumë me pjesën tjetër të Europës edhe në aspektin ekonomik.

“Nëse e mendojmë Europën pa Rusinë, atëherë kemi një kontinent me 700 milionë banorë – një treg i jashtëzakonshëm,” – theksoi Rama, duke argumentuar se përshpejtimi i integrimit do të sillte përfitime jo vetëm për Ballkanin Perëndimor, por për vetë BE-në.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Parashikimi I motit, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Më 16 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të territorit. Paraditja do...

Horoskopi ditor, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Dashi Energjia juaj është e fortë dhe ju shtyn të merrni iniciativa. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të bërë përparim. Në dashuri,...

“ Thashë PO ”, Eriola Dosti merr propozimin për martese në ditëlindjen e 60-të...

0
Një ditëlindje e zakonshme u transformua në një moment të paharrueshëm për Erolld Belegun dhe partneren e tij, Diola Dosti. Gjatë festës së tij...

Zgjedhjet e PD: Oligert Muçllari fiton Pogradecin, Ardit Çylybyli dominon Shkodrën, Marjo Çeça kryetari...

0
Procesi i zgjedhjes së kryetarëve të degëve të Partisë Demokratike ka përfunduar me fitore për kandidatët e përzgjedhur në qytete të ndryshme të vendit. Në...

Netanyahu ironizon teoritë se ishte vrarë: “Jam i vdekur… për kafe”

0
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka reaguar me humor ndaj teorive konspirative që qarkulluan në mediat sociale, ku pretendoheshin se ai ishte vrarë në një...