Kryeparlamentarja Spiropali dhe deputeti Gazment Bardhi patën një debat të ashpër në fillim të seancës parlamentare lidhur me kërkesën e Bardhit për interpelancë me kryeministrin Rama mbi çështjen Becchetti.
Bardhi: “Shuma e sekuestruar nga shteti shqiptar, 130 milionë euro, do të shkojë për dy vendime arbitrazhi: njëri për Agon Channel dhe tjetri për një kompani tjetër që ka fituar arbitrazhin.”
Spiropali: “Nuk po zhvillohet interpelanca.
Bardhi: “Kur më refuzohet, kam 10 minuta kohë.”
Spiropali: “I dhatë shpjegimet.”
Bardhi: “Kur?”
Spiropali: “Kur e parashtuat, nuk është parashikuar.”
Bardhi: “Moj zonjë, kam 10 minuta.”
Spiropali: “Zoti Bardhi, nuk e kuptoj pse këmbëngulni tek interpelanca. Duhet ta bëni sipas rregullores. Ka lidhje me mënyrën se si zhvillohet interpelanca. Po këmbëngulni për fakte që nuk janë në asnjë libër të këtij shteti. Këmbëngulni për një interpelancë që nuk ekziston. Përfundoni 5 minutat tuaja sepse interpelanca nuk do zhvillohet.”
Bardhi: “E kuptova kur shkruajti në x kushtetutën. Ky është fati yt, më keq. Ligj keni Twitterin e Ramës. Nuk të kërkoj dot të nxjerrësh frikën e Ramës. Le të rrijë i strukur, po shpjegoj që jo vetëm kërkesa ime bazohet në fakte të vërteta që kryeministri i fsheh. Do e ndaj me mediat vendimin e formës së prerë të gjykatës belge që ka konfiskuar 130 milionë euro.”
Bardhi vazhdoi: “Nuk ka asnjë dokument të shtetit shqiptar, sepse nuk keni bërë ekzekutim vullnetar. Jeni tek faza e ekzekutimit të detyrueshëm. Po bëni planin e shpërndarjes, po fryni xhepat me 110 milionë euro për shkak të shkeljes. Nëse ai është mafioz, nuk duhet të marrë asnjë euro nga taksat e qytetarëve shqiptarë. Për shkak të paaftësisë dhe veprimeve kriminale, Veliaj, një mafioz siç ju e quani, ka fryrë xhepat me paratë e gjakut dhe djersës së qytetarëve shqiptar.”
Bardhi kërkoi: “Kryeministri duhet të sqarojë. Nuk ekziston asnjë dokument që thotë se ai i ka marrë. 110 milionë euro të shtetit ndodhen në llogari bankare të përmbaruesit gjyqësor. Mos më thoni nuk ka fakte dhe prova. Këtë nuk e ka shkruar Rama në Twitter. I thoshte prokurorisë së posaçme, nuk jam unë aty, tha do vij kur të mbyllen hetimet për Olsin. Boll gënjyet opinionin publik, thoni i humbëm 130 milionë euro, këto po shkojnë në xhepat e një individi. Thoni se për shkak të përgjegjësisë direkte, Rama është fshehur, që nga mëngjesi deri në darkë sheh ëndrra me Xibrakën.”
Ky shkëmbim tensionuar u mbyll me refuzimin e kërkesës së Bardhit për interpelancë, ndërsa ai vazhdoi të kërkonte përgjigje nga kryeministri për çështjen e Becchetit.