31.8 C
Tiranë
Thursday, June 18, 2026

Nëna e foshnjës që vdiq në QSUT: “Nuk ma bën zemra ta fus në dhé, ma nxorën nga spitali para kohe”

Nëna e foshnjës dy muajshe që ndërroi jetë pak ditë më parë në Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza ka hedhur akuza ndaj mjekëve, duke pretenduar se fëmija i saj u nxor para kohe nga spitali.

Vjollca Shkëmbi është shprehur e tronditur për humbjen e foshnjës dhe ka kërkuar ndërhyrjen e autoriteteve për të hetuar rastin. “Nuk ma bën zemra ta fus në dhé… Fajet i kishte shteti, spitali i Tiranës që e nxorri para kohe. Ky ka qenë shkaku që vdiq fëmija im para kohe. Fëmija as nuk hante e as nuk pinte,” është shprehur ajo në një intervistë.

Ajo i ka bërë thirrje policisë dhe institucioneve që të marrin masa ndaj mjekëve në Tiranë dhe në Spitali Rajonal i Korçës. Sipas saj, mjekët në Korçë kishin thënë se foshnja duhej të qëndronte të paktën 10 ditë në spital, por familjes iu dorëzua që ditën e dytë.

“Unë kërkoj nga shteti të marrë masa, nga policia të marrin masa ndaj doktorëve të Tiranës që ma vdiqën fëmijën dhe doktorëve të Korçës që thanë duhet ta mbajnë 10 ditë dhe ditën e dytë na e dhanë,” tha ajo.

Foshnja ishte paraqitur më 13 mars në gjendje të rëndë në pediatrinë e Spitali Rajonal i Korçës. Sipas të dhënave paraprake të hetimit, ajo kishte lindur dy muaj para kohe dhe ishte në gjendje të rëndë shëndetësore edhe për shkak të kequshqyerjes. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Parlamenti Europian e tha qartë: Provimet shtetërore duhet të jepen në shqip”/ Ziadin Sela:...

0
Kryetari i Lidhjes Shqiptare, Ziadin Sela, ka përshëndetur miratimin e amendamentit në raportin e Parlamentit Europian për Maqedoninë e Veriut, i cili parashikon që...

Berisha shpërthen në Kuvend: “Po ndërtohet narkoshteti i vetëm në Europë”, kërkon tërheqjen e...

0
Një debat i fortë politik ka shoqëruar seancën plenare, ku kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka lëshuar akuza të ashpra ndaj qeverisë, duke...

Nga shalqiri te kastraveci – ekspertët zbulojnë ushqimet që mbajnë trupin të hidratuar gjatë...

0
Gjatë muajve të verës, kur temperaturat rriten ndjeshëm, organizmi ka nevojë për një nivel më të lartë hidratimi. Përveç konsumit të ujit, edhe disa...

‘Ndryshimi po vjen në Westminster’ – Andy Burnham futet në garë të fortë në...

0
Votuesit në zonën elektorale të Makerfield i janë drejtuar sot kutive të votimit në një zgjedhje të pjesshme që mediat britanike e cilësojnë si...

“Rezulton qartë se është shkelësi më i madh i ligjeve” – Erisa Xhixho akuza...

0
Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, ka lëshuar akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar atë si përgjegjës kryesor për...