11.5 C
Tiranë
Tuesday, March 17, 2026
spot_img

18 kallëzime dhe asnje masë nga policia/E moshuara nga Vlora dhunohet psikologjikisht nga komshiu i saj

Një e moshuar nga Vlora dhunohet psikologjikisht nga komshiu i saj.

Ajo u tregon gazetarëve të “Fiks Fare” se arsyeja që komshiu e bën këtë është sepse ai mendon se e spiunojnë për therje të kafshëve pa licencë.

Komshiu sipas zonjës i bën presion psikologjik duke e shantazhuar se i ka xhiruar me burrin në dhomë të gjumit dhe do i nxjerr në internet. Por dhuna psikologjike vazhdon edhe më tej duke i treguar organin gjenital sa herë e sheh të moshuarën përballë dhe e shantazhon për lidhje jashtë martesore.

E moshuara është mbi 60 vjeç dhe e përlotur kërkon ndihmën e Fiksit pasi ka denoncuar edhe në polici rastin, por asgjë nuk bëhet.”Ku të shkoj e të mbytem?” thotë e moshuara.

Bashkëpunëtorët e Fiksit shkojnë në dyqanin ku zotëria tregton mishin e therur. Ai pranon se kafshët që therë i tregton në dyqan dhe vulën e vendos vetë jo veterineri. Madje bashkëpunëtorëve të Fiksit ju thotë se qengjin mund t’jua therë aty në moment dhe mishin t’jua jap të freskët.

Zonja e moshuar i drejtohet sërish Komisiariatit të Policisë Vlorë. Efektivi i policisë i thotë “ju jeni rast unik në Vlorë. Pavarësisht se keni bërë 18 kallzime policia nuk ka çfarë të bëjë”. Ai rrëfen gjithashtu se bashkëshortja e komshiut kur thërritet në polici në deklaratën e saj fajëson pikërisht burrin e saj për dhunimin psikologjik kundrejt të moshuarës.

Efektivi i policisë i thotë të moshuarës se janë lodhur me çështjen e tyre, dhe se të ishte çështje e tij personale do e kishte mbytur në hu komshiun. Por duke qenë në vendin e tij të punës po i flet në bazë të ligjit. Sipas efektivit të policisë këtë rast duhet ta zgjidh prokuroria.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tritoli ndaj makinës së Oltjon Klosit: 7 të arrestuar, zbardhet skema e atentatit

0
Policia ka zbardhur detaje të reja nga shpërthimi me tritol i makinës së Oltjon Klosit, i ndodhur më 10 mars, duke vënë në pranga...

Operacioni “Synimi” në Tiranë: Kapet me tritol dhe armë, arrestohet 46-vjeçari

0
Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Synimi”, duke goditur një rast të transportimit dhe tentativës për shitje të armëve dhe...

Tragjedi në Tiranë: Autoboti përplas për vdekje një grua pranë Gjykatës së Apelit

0
Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen është shënuar pak më parë në Tiranë. Një autobot i UKT-së ka përplasur një grua që...

Horoskopi ditor, e Martë, 17 Mars 2026

0
Dashi Dita sjell energji dhe vendosmëri, por duhet të kontrolloni impulsivitetin. Në punë mund të lindë një sfidë që kërkon zgjuarsi. Në dashuri, tregoni më...

Parashikimi I motit, e Martë, 17 Mars 2026

0
Më 17 mars 2026, moti pritet të jetë i paqëndrueshëm, me vranësira të shpeshta dhe kthjellime të herëpashershme. Paraditja do të dominohet nga vranësirat...