10.5 C
Tiranë
Tuesday, March 17, 2026
spot_img

2 persona në prangat e policisë së Vlorës të akuzuar për dhunë

2 persona kanë rënë në prangat e policisë së Vlorës të akuzuar për dhunë. Një 37-vjeçar u arrestua pasi dhunoi të dashurën e tij.

Ndërkohë u arrestua edhe një 56-vjeçar, pasi ka shkuar në banesën e nënës së tij dhe më pas e ka dhunuar.

Njoftimi i policise:

DVP Vlorë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin M. H., 37 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj të dashurës së tij.

Po nga këta specialistë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit I. A., 56 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, ka shkuar në banesën e nënës së tij dhe ka ushtruar dhunë ndaj saj.

Gjithashtu, nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë u bë ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim L. Z., 30 vjeç, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

G-Bani kundër Shabanit: ‘Gjesti nuk e meriton burgun, nuk i mbani dot artistët me...

0
Pronari i kompanisë muzikore ONIMA, Erkand Shabani, paralajmëroi një padi ndaj këngëtarit G-Bani dhe disa të tjerëve për shpifje dhe nxitje dhune në lidhje...

Tragjedi në Indi: 10 të vdekur në zjarr në spitalin e urgjencës së Cuttack

0
Një zjarr i fuqishëm shpërtheu në departamentin e urgjencës së Kolegjit dhe Spitalit Mjekësor SCB në qytetin Cuttack, në shtetin lindor indian Odishë, duke...

Trump surprizohet nga raportet për liderin e ri suprem iranian: Dyshohet se Mojtaba Khamenei...

0
Presidenti amerikan, Donald Trump, u befasua javën e kaluar kur agjencitë amerikane të inteligjencës i prezantuan një raport konfidencial që dyshonte për orientimin seksual...

Binjakët nuk lodhen kurrë: Pse një takim me ta është gjithmonë një aventurë e...

0
Astrologët rekomandojnë t’i jepni një shans Binjakëve para se të lidheni me shenja më të qëndrueshme. Me energjinë e tyre, sensin e humorit dhe...

Arrestohet një person në Prizren, katër të tjerë në arrati për dhënie fajdesh dhe...

0
Policia e Kosovës njoftoi më 16 mars se gjatë një operacioni në Prizren është arrestuar një person, ndërsa katër të tjerë janë në kërkim...