14.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

2 persona të plagosur me armë në Mamurras, policia shoqëron disa persona

2 persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një konflikti me armë që ka ndodhur pas mesnate në zonën e Mamurrasit.

Ngjarja ka ndodhur në Fushë Mamurras, ku si pasojë e një konflkti me armë kanë mbetur të plagosur 2 persona, identeteti i të cilëve nuk dihet ende.

Menjëherë për ngjarjen është njoftuar policia e Kurbini, e cila ka mbërritur në vendngjarje, ku dhe është sekuestruar një armë kallashnikov.

Në konfliktin që ka nisur fillimisht pranë hekurudhës në Fushë Mamurras ka vijuar më pas dhe në rrugët e qytetit.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur për motive banale, ndërkohë që përveç 2 personave të plagosur, që pritet tiu komunikohet masa e arrestit, ka edhe të tjerë të shoqëruar.

Policia po punon për sqarimin dhe zbardhjen e kësaj ngjarje të ndodhur rreth orës 01 pas mesnate.

Njoftimi i policisë:

Policia e Kurbinit falë veprimeve profesionale dhe të shpejta identifikon autorët e konfliktit me armë të ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Mamurras ku mbeten të plagosur dy shtetas.

Si rezultat i reagimit në kohë i Policisë, vihet në pranga njëri prej tyre, shpallet në kërkim autori tjetër .

Sekuestrohet një armë zjarri pushkë me 20 fishekë në banesën e shtetasit A.D.

Rreth orës 01:45, në Mamurras pas një konflikti shtetasit A.D., dhe K.Ll., kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip ” Honday” duke plagosur shtetasit :A.S., 39 vjeç, banues në Durrës, G.D , 40 vjeç, banues në Fushë- Mamurras , të cilët janë transportuar në spitalin e Traumës Tiranë dhe ndodhën nën kujdesin mjekësor.

Shërbimet e Policisë menjëherë kanë shkuar në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta hetimore kanë berë identifikimin e autorëve dhe arrestimin e njërit prej tyre.

Specialistët e Hetimit të Krimit, benë arrestimin në flagrancë te shtetasit :A.D.,19 vjeç, banues në Mamurras, si dhe u bë shpallja në kërkim dhe vijojnë kontrollet për kapjen e shtetasit K.Ll., 50 vjeç, banues në Mamurras.

Gjatë kontrollit të banesës të ushtruar në banesën e autorit të arrestuar shtetasit A.D., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri pushkë, me krehër dhe 20 fishekë.

Grupi hetimor punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...