22.1 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

Ibrahimi në konferencë: “Koncensionari i pompave të naftës na ka kërkuar rishikimin e tarifave”

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj ka dalë sot në një konferencë me gazetarët, kur mes të tjerave ka pranuar mundësinë e rritjes së mëtejshme të çmimeve të karburanteve, pasi është duke u diskutuar rritja e tarifës së pompimit në interes të koncensionarit.

Sipas Ibrahimajt, në marrëveshjen me këtë koncensionar, ekziston klauzola që ai të kërkojë rishikimin e tarifave, në baze të ndryshimeve në treg.

Sipas ministres në dikasterin që ajo drejton është ngritur një grup pune, që po analizon kërkesën e koncensionarit të pompave, për rritjen e mëtejshme të tarifës së pompimit.

Ministrja nuk pranoi që të bënte asnjë koment të mëtejshëm, në lidhje me faktorët që çojnë koncensionarin drejt kërkesës për rritjen e tarifave, duke u justifikuar me faktin se ajo nuk ishte ‘teknike’.

Ibrahimaj:

Unë të falenderoj për pyetjen sa i takon koncensionit për pompat, ne kemi një kontratë koncensoonare që në elememntët e saj i jep të drejt koncensionari që të kërkojë rishikimin e tarifave, nëse vlerëson apo ka baza që kushtet kanë ndryshuar.

Jemi në rastet kur koncensionari ka bërë një kërkesë, Ministria ka ngritur një grup pune, ku po vlerësojmë nëse jemi në kushtet e ndryshimit të tarifave. Nuk ka asnjë nismë të Ministrisë për ndryshimin e tarifave, dhe aq më keq për dyfishimin e tyre.

Sigurisht që do ta trajtojmë me të gjithë kujdesin për këtë koncension, sidomos në momentin kur çmimet e karburanteve janë në nivelin e tyre më të lartë historik. Unë nuk jam eksperte teknike, për të vlerësuar kërkesën e koncensionarit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Eliminuar nga miku i tij?”/ 34-vjeçari Eglant Koçi i zhdukur prej 12 ditësh, policia:...

0
Prej 12 ditësh, 34-vjeçari Eglant Koçi vijon të rezultojë i zhdukur, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë për vendndodhjen e tij. Bazuar në provat e...

“Shqipëria nuk është në shitje”/ Ilaria Salis në PE: Mijëra qytetarë në protesta, BE...

0
Eurodeputetja italiane Ilaria Salis ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe sociale në Shqipëri, duke e cilësuar valën e protestave si një sinjal të...

“Djali im po kalbet në tokë, ai rri në shtëpi”/ Nëna shpërthen ndaj drejtësisë:...

0
Një nënë ka denoncuar me lot në sy veprimet e institucioneve të drejtësisë, të cilat sipas saj kanë liruar nga burgu personin që aksidentoi...

“Profecia e 1958-ës” rikthehet në Botëror? Katër barazime në një ditë ndezin ëndrrën e...

0
Kampionati Botëror 2026 ka regjistruar një nga rastet më të rralla statistikore në historinë e kompeticionit, duke ngjallur diskutime dhe teori mes tifozëve të...

“O Uzuni, o Uzuni!”/ Sulmuesi i Kombëtares kapet ‘mat’ në zemër të jetës së...

0
Pushimet verore duket se po i shijon në maksimum, por as në një nga destinacionet më të frekuentuara të Greqisë nuk ka mundur t’u...