11.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

20-vjeçari zhduket pa gjurmë, policia shpall në kërkim të riun që u largua nga banesa

Një 20-vjeçar është shpallur në kërkim nga Policia, pasi është larguar nga banesa ditën e djeshme dhe nuk është kthyer më.

Lajmi u konfirmua zyrtarisht nga autoritetet, pas kallëzimit të bërë nga vëllai i tij, shtetasi A. H., 28 vjeç, i cili ka njoftuar uniformat blu për zhdukjen e të riut.

Sipas deklaratës, M. H., 20 vjeç, është larguar në rrethana ende të paqarta dhe familjarët nuk kanë më asnjë kontakt me të.

Policia ka nisur hetimet për të verifikuar pistat e mundshme të largimit, ndërsa po bashkëpunon edhe me qytetarët për informacione të vlefshme që mund të ndihmojnë në lokalizimin dhe gjetjen e tij.

Deri tani nuk ka dyshime për ndonjë ngjarje kriminale, por nuk përjashtohet asnjë pistë. Ndërkohë, apelohen të gjithë ata që mund të kenë parë të riun, të kontaktojnë strukturat më të afërta të Policisë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...