24.9 C
Tiranë
Saturday, August 8, 2026

“Fabrika që na mori frymën” – Lezha në luftë me ndotjen, institucionet në heshtje

Nga gushti i vitit 2023, një erë e rëndë u bë arsyeja që banorët e lagjes “Skënderbej” në Lezhë të mos mund të hapnin dritaret. Ankesa e tyre kishte një emër: fabrika “INCA”, e cila përpunon mbetje shtazore dhe, sipas komunitetit, ndot rëndë ajrin dhe ujin.

Një përpjekje për të vizituar fabrikën rezultoi tronditëse. Aroma mbytëse në ajër ishte e pamohueshme, edhe pse përfaqësuesit e kompanisë pretendonin se “aromat janë perceptive” dhe ndotja ishte thjesht “ndjesi personale”.

E njëjta frazë u përdor edhe nga drejtori i Agjencisë Rajonale të Mjedisit Lezhë, Bardhok Frroku:
“Nuk ka aparatura për matjen e aromave. Aroma janë perceptive.”

Në shtator të vitit 2024, pas një viti heshtjeje institucionale, 1700 qytetarë firmosën një peticion: “Kundër fabrikës që qelb”. Më 12 tetor, me banderolën “Na morët frymën”, qindra protestues marshuan nga INCA drejt qendrës së qytetit.

Pas një tjetër mungese reagimi, më 23 tetor, qytetarët e Lezhës e çuan rezistencën në Tiranë, para Ministrisë së Mjedisit. Ministria premtoi shqyrtim dhe zgjidhje për të gjitha palët.

Por analiza të kryera nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit (AKM) më 24 tetor, treguan se INCA kishte tejkaluar normat e lejuara të ndotjes në ujë. Pas kësaj:
• U vendosën dy gjoba prej 1 milionë lekësh.
• U dha urdhër për pezullim aktiviteti.

Fabrika vazhdoi punën si zakonisht. Autoritetet lokale nuk e zbatuan urdhrin. Sipas aktivistes Arilda Lleshi, iniciatores së protestave, çdo institucion dha vetëm justifikime:
“Policia tha ‘do mblidhemi’, por nuk u bë asgjë. UKT tha ‘s’kemi lidhje’. IKM tha ‘nuk kemi mjete’.”

Sidoqoftë, për herë të parë, një institucion konfirmoi zyrtarisht ndotjen, duke i dhënë të drejtë banorëve pas muajsh refuzimi dhe mohimi.

Kompania INCA, në pronësi të Alban Zusit – një ish-zv.ministër i Bujqësisë dhe biznesmen i njohur në përpunimin ushqimor – ka përfituar 670 mijë euro nga fondet publike dhe të BE-së përmes programit IPARD II. Fabrika u përurua në shkurt 2020 në praninë e ish-ministrit Bledi Çuçi.

Përballë mungesës së zbatimit të ligjit dhe mosreagimit të autoriteteve, rezistenca nuk do të ndalet.
“Po planifikojmë protesta të reja në janar,” thotë Arilda Lleshi. “Dhe nëse asgjë nuk ndryshon, do bllokojmë çdo ditë hyrjen e fabrikës.”

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rekord botëror në arsim/ 18-vjeçari Nathan Thomas bëhet pedagogu më i ri universitar në...

0
Nathan Thomas ka hyrë në historinë e arsimit universitar, duke u shpallur pedagogu më i ri universitar në botë në moshën vetëm 18 vjeç...

Aksident tragjik në Mirditë/ Humb jetën 38-vjeçari nga Kosova pasi humbi kontrollin e motomjetit

0
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në afërsi të fshatit Fan, në Mirditë, ku ka humbur jetën një 38-vjeçar nga...

30 vatra zjarri në 24 orë, 8 mbeten aktive/ Angazhohen mbi 600 forca dhe...

0
Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë raportuar 30 vatra zjarri, nga të cilat 8 vijojnë të jenë aktive, ndërsa strukturat operacionale po...

Operacioni “The Wanted”/ Ekstradohen nga Kolumbia dhe Italia dy persona të kërkuar për vepra...

0
Policia e Shtetit ka finalizuar dy faza të tjera të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, duke sjellë në...

SHBA rrit aktivitetin e inteligjencës në Kubë, administrata Trump e cilëson “prioritet të lartë”

0
Kuba është rikthyer në fokusin e administratës së Presidentit amerikan Donald Trump, ndërsa raportohet për një rritje të pranisë së inteligjencës amerikane në ishull...