16.5 C
Tiranë
Friday, September 20, 2024
spot_img

“200 mijë € ‘koka’ e Benit”, Detajet e reja nga dosja hetimore e vrasjes së Arben Lleshit në burgun e Peqinit

Informacionet e reja nga dosja hetimore të vrasjes së Arben Lleshit në burgun e sigurisë së lartë të Peqinit zbardhin disa detaje të ngjarjes. Plagosuri Indrit Shaqja ka rrëfyer dinamikën e krimit, duke thënë se ishte duke gatuar në dhomën e tij kur policia i kërkoi të dilte jashtë. Polici i kollonës, Sokol Mjacaj, e kërkonte Arben Lleshin për një bisedë. Shaqja ka thënë se e njoftoi Lleshin, dhe kur Lleshi hyri në dhomën e tij, Mjacaj e ekzekutoi atë me pistoletë.

Indrit Shaqja ka deklaruar se ka gjetur letrat e shkruara me dorë në sportelin e derës së dhomës, duke treguar kërcënime për të paguar shumën prej 200 mijë eurosh për vrasjen e Arben Lleshit. Shaqja ka dhënë letrat shtetasit Arben Lleshi dhe ka ndërprerë marrëdhëniet me të.

Ndërkohë aty është futur tek dhoma e Indrit Shaqes shtetasi Arben Lleshi dhe është afruar tek dritarja dhe Indriti ka qënë duke parë ushqimin që ishte në sobë. Ka dëgjuar fillimisht një krismë si kapsollë dhe aty ka kthyer kokën nga dritarja dhe ka parë se Arben Lleshin që po tërhiqej në thellësi të dhomës duke humbur ekulibrin. Ka parë nga dritarja Sokol Mjacën me pistoletë në dorë dhe aty është afruar tek dritarja dhe ka nisur të flasë me Sokolin dhe e ka sharë. Ndërkohë Sokoli është larguar në drejtim të daljes për jashtë ajrimit, doli në korridor. Ndërkohë Indriti e ndoqi me vrap. Kur ka dalë për në ajrim jashtë ka parë se Sokoli i kishte drejtuar pistoletën një polici ndërkohë që polici i ajrimit hapi derën që të dilte. E ndoqi nga mbrapa dhe ndërkohë policët tentonin të pengonin për të mos e ndjekur sepse nuk e dinin çfarë po ndodhte. Sokoli i thoshte mos u afro se do të të vrasë dhe ty. Sokoli me pas hyri tek dhoma e takimeve me familjarët e dhomës B”, thuhet në dosjen e prokurorisë.

Indrit Shaqja ka deklaruar gjithashtu se gjatë kohës që ka qënë në burg ka gjetur dy herë në sportelin e derës së dhomës dy letra të shkrujtura me shkrim dore, një rreth katër vjet më parë dhe tjetrën rreth një viti e gjysmë më parë në burgun e Peqinit, me të njëjtën përmbajtje, se do të paguajmë 200 mijë euro, do të sigurojmë dhe helmin që ta kryesh për vrasjen e Arben Lleshit.

“Nëse je dakord na kthe përgjigje”, shkruhej në letër.

Ai ka deklaruar gjithashtu se në të dyja rastet letrat ia ka dhënë shtetasit Arben Lleshi për të cilat deklaroi se ka dijeni gjithë burgu.

“Kam pasur mardhënie të mira në Fushë krujë ndërsa më pas i kam prishur për shkak se përbuzte fenë”, tha Shaqja.

Në vijim ai ka deklaruar se një anonim i ka dërguar letër Arben Lleshit ku e parlajmëronte se “për kokën tënde po pagojnë 200 mijë euro dhe për Xheladin Krujën 200 mijë euro

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT