33.7 C
Tiranë
Monday, June 22, 2026

Skandali i 370 milionë euro: Akuza të rënda nga Kontrolli i Lartë i Shtetit ndaj qeverisë Rama

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka ngritur akuza të rënda ndaj qeverisë Rama, duke bërë të ditur se 38 miliardë lekë ose 370 milionë euro janë detyrime të shtetit ndaj kontratave të investimeve që duhen paguar pas vitit 2024. Sipas KLSH, zhvillimi i tenderave për investime publike pa miratimin paraprak të Ministrisë së Financave po shndërrohet në veprimtari të errët, duke rritur shanset për shpërdorimin e taksave të shqiptarëve, humbjen e efektivitetit të tyre dhe rritjen e barrës së detyrimeve të buxhetit në avancë.

Auditimi i KLSH-së në Ministrinë e Financave ka zbuluar se të paktën 38 miliardë lekë (370 milionë euro) janë detyrime të prapambetura ndaj kontratave të investimeve, të cilat do të paguhen pas vitit 2024. Disa projekte kanë përfunduar punimet, por financimet duket se do të vazhdojnë deri në fund të dekadës së ardhshme.

Rruga Kardhiq – Delvinë, me një kosto totale prej 14.2 miliardë lekësh, do të përfundojë vitin e ardhshëm, por 22% e kësaj shume, ose 3.1 miliardë lekë, do të paguhen pas vitit 2024. Projekti “Unaza e re e Tiranës”, me një kosto prej 35.6 miliardë lekësh, do të ketë rreth 40% të shumës së pagesës pas vitit 2024.

Inspektorët e KLSH-së kanë konfirmuar se entet publike fillojnë procedurat e prokurimit pa miratimin e mëparshëm nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, duke marrë angazhime buxhetore pa disponuar fondet e nevojshme. Kjo sjellë në krijimin e detyrimeve të prapambetura dhe rritjen e borxhit publik, duke shkelur kufijtë e miratuar për shpenzimet aktuale dhe ato për vitet e ardhshme buxhetore.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Protesta nisi për mbrojtjen e mjedisit dhe bitisi me ndotjen e vetvetes”, Rama publikon...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale pas protestës së 22-të të zhvilluar përpara Kryeministrisë, duke publikuar pamje nga zona pas përfundimit të...

Horoskopi ditor, e Hënë, 22 Qershor 2026

0
Horoskopi ditor – 22 Qershor 2026 ♈ Dashi Dita ju gjen plot energji dhe dëshirë për të vepruar. Mund të merrni iniciativën në një çështje që...

Parashikimi I motit, e Hënë, 22 Qershor 2026

0
Për 22 qershorin, moti në Shqipëri pritet të jetë tipik veror, me diell dhe temperatura të larta në shumicën e territorit. Një valë e...

“Mrekullia e Curaçaos” në Botëror, ndal Ekuadorin dhe shkruan historinë me pikën e parë...

0
Një rezultat historik është regjistruar në Kupën e Botës 2026, teksa Curaçao ka siguruar pikën e parë në historinë e pjesëmarrjeve të saj në...

Konflikti mes fqinjëve përfundon në tragjedi, 25-vjeçari dyshohet se vrau me thikë 60-vjeçarin në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e së shtunës qytetin e Rrogozhinës, ku një konflikt mes dy fqinjëve ka përfunduar me humbjen e...