Një vajzë 21-vjeçare është paraqitur në spitalin e Tiranës pasi dyshohet se ka konsumuar medikamente në banesën e saj. Identiteti i saj ende nuk është bërë i ditur, ndërsa autoritetet policore raportojnë se ajo ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Policia e Tiranës ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar nëse bëhet fjalë për një rast aksidental apo një veprim të qëllimshëm. Gjendja shëndetësore e vajzës pritet të përcaktohet nga mjekët në orët në vijim.






