19.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

24-vjetori i vrasjes së Azem Hajdarit/ Rudina Hajdari mesazh të rinjve: “Hajde organizohemi, çohemi, luftojmë e guxojmë për ëndrrat tona”

Nga ceremonia përkujtimore e 24-vjetorit të vrasjes së Azem Hajdarit, vajza e tij, Rudina, u është drejtuar të rinjve me një mesazh.

Duke kujtuar lëvizjen që bëri në vitet 90 Azem Hajdari, me organizimin e protestave kundër regjimit komunist, vajza e tij, ish deputetja Rudina Hajdari u ka bërë thirrje shqiptarëve dhe sidomos të rinjve, që nën modelin e babait të saj dhe me motvimin prej aktit të tij, të ngrihen në protesta për më shumë liri dhe demokraci.

“Në atë kohë kur shumë njerëz kishin humur shpresën e besimin se ndryshimi do vinte, Azemi u çua, gjeti forcën dhe sfidoi regjimin më të egër komunist.

Organizoi studentët në shesh me protesta e revolta që shënuan historinë e Shqipërisë.

Por dhe pas ndryshimit të sistemit Azemi qëndroi besnik ndaj atyre parimeve.

Ai mbetet një nga figurat më të pastra, një nga modelet më të mira shoqërore që i shërbeu popullit shqiptar.

Shqipëria sot ka ndryshuar fizikisht por politikisht jemi në kushte shumë të ngjashme.

Shqipëria po kontrollohet nga një grup njerëzish me në krye Edi Ramën që po uzurpojnë gjithë pushtetet, teksa shqiptaret kanë humbur gjithë shpresat se ndryshimi do vijë.

Mendoj që Azemi është figura që ne mund të bazohemi, frymëzohemi dhe motivohemi dhe të mendojnë që ai është personi që në 90, si student u cua për të sjellë ndryshmin.

Mesazhi im sot eshte për të rinjtë e të rejat që duan ta ndërtojnë jetën e tyre në Shqipëri.

Mesazhi im për ta eshte hajde organizohemi, cohemi, luftojmë e guxojmë për ëndrrat tona, idealet, t’i fitojmë betejat tona për më shumë liri, demokraci, drejtësi, meritokraci.

Besoj që nëse Azemi kishte guxim ti bënte atio gjëra atëherë, ne mund t’i bëjmë të gjitë së bashku.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Të shtëna me armë në Gjakovë, një i vrarë dhe një i plagosur; në...

0
Një ngjarje e rëndë me armë zjarri ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Gjakovë, ku si pasojë e të shtënave një...

Zbulohet ngjarja ku humbi jetën 20-vjeçarja shqiptare, kishte mbetur jashtë apartamentit tentoi te hynte...

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Piacenza, ku një vajzë 20-vjeçare shqiptare, Anxhela Byku, ka humbur jetën pasi ka rënë...

Nëna e foshnjës që vdiq në QSUT: “Nuk ma bën zemra ta fus në...

0
Nëna e foshnjës dy muajshe që ndërroi jetë pak ditë më parë në Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza ka hedhur akuza ndaj mjekëve, duke...

Parashikimi I motit, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Më 16 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të territorit. Paraditja do...

Horoskopi ditor, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Dashi Energjia juaj është e fortë dhe ju shtyn të merrni iniciativa. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të bërë përparim. Në dashuri,...