11.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

3 fëmijët vranë të atin, gjyshja e tyre kishte vrarë vjehrrën vite më parë

Vranë babain dhe e gropsin flasin prindrit e Blerina Metës , nënës së 3 fëmijëve.

Babai, Baftjari, jashtë kamerës, thotë se çifti ka patur probleme, por jo të shkonin deri në këtë pikë…

Mua po mu dha mundësia do t’i them dy fjalë parë drejtësisë…’, shton ai.

Blerina edhe më parë ka përjetuar, tragjedi. Nëna e saj, në maj të vitit 2010 Sanije Tuga, vrau vjehrrën Behare Tuga 80 vjeçe, me çifte. Atë kohë Sanija ishte 52 vjeçe, sot që i rri pranë së bijës, Blerinës, është 66 vjeçe.

Ajo plagosi rëndë dhe burrin e saj, Baftjarin 58 vjeç, sot 72 vjeç.

E moshuara, vjehrra vdiq në spitalin e Traumës, kurse i biri mbrojti nënën e tij, por vazhdoi martesën me Sanijen.

Asokohe policia e cilësoi ngjarjen për motive të dobëta, e më konkretisht gjatë një sherri nuse- vjehrrë. Për mbesën e tyre Blerinën, Skënder Tuga ka dëgjuar se kishte probleme më të shoqin, por vetëm kaq.

Kushëri jam.

Farefis jemi të gjithë. Bafti njeri i mbarë i urtë. Gruaja e tij pati vrarë vjehrrën. Bëri nja 6 vite burg e shoqja e liruan dhe e mori prap. Ka vrarë vjehrrën. 6 vite i bëri burg në Tiranë. Erdhi këtu u lirua dhe e morri bafti prap. E mori ai se ngeli vetëm. Goca e Baftit ne e kemi bijë, nuk kemi nga ta mbajmë. Asaj i ndodhi disfata. Ka pas shkuar keq me burrin ka thënë. Burri ka dashur ta zotnojë me kohën e mëparshme jo liri. Kjo liri i qiti fare njerëzit.’– tha Skënder Tuga(Kushëriri i Baftjarit, Djalë xhaxhai).

Por ndryshe nga Skenderi, kjo grua e moshuar, gjithashtu familjare e Blerina Metës, di shumë më tepër për atë çfarë ndodhte në familje. E moshuara tregon që Blerina torturohej nga burri dhe se si pasojë e dhunës në 2 raste kishte ardhur edhe natën te prindërit.

“Ajo vajzë ka vuajtur sa ka vajtur në atë derë. 4 fëmijë që ka bërë ajo 9 doktorë ka lënë. Murin me gjak e ka larë prej atij, ai ka qenë egërsirë. Blerina ka raportuar te prindërit dhe askund tjetër. Vinte te prindërit, 2 herë ka ardhur natën, nuk kishte forcë, e kishte forcën më të madhe ati. E ka pas mbytur, e ka torturuar, trupi i saj ka qenë i nxirë. Për fëmijët nuk di a i dhunonte, por Blerinën e ka torturuar së tepërmi, të burgosur nuk ka që të ketë ngrënë tortura më shumë se ajo fëmijë. Shpirti më ther për ata fëmijë, shpirti më ther edhe për Blerinën se e kam si fëmijë, ra në vuajtje, ra në siklet, ra në egërsirë. Doja ta takoja t’i thoja të ruajtë zoti ata fëmijë, se më keq nuk ka për tu bërë. Ishalla sjell Zoti fat. Nuk e di a është ankuar ndonjëherë në polici, por Ne e dimë një për një se ç ‘tortura ka pasur ajo vajzë.’– u shpreh ajo.

E brengosur për atë çfarë ka ndodhur, ku tre fëmijë tashmë në burg për vrasjen e babait, e moshuara, zbulon një tjetër ngjarje, por këtë herë në fisin e viktimës Pëllumb Meta

Si rracë janë shumë rracë e egër, se xhaxhai i atij ka vrarë djalin e tij, Sabri Meta, janë fis i tmerrshëm janë egërsira, vajzën tonë e morën në qafë’- ka deklaruar ajo.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

G-Bani kundër Shabanit: ‘Gjesti nuk e meriton burgun, nuk i mbani dot artistët me...

0
Pronari i kompanisë muzikore ONIMA, Erkand Shabani, paralajmëroi një padi ndaj këngëtarit G-Bani dhe disa të tjerëve për shpifje dhe nxitje dhune në lidhje...

Tragjedi në Indi: 10 të vdekur në zjarr në spitalin e urgjencës së Cuttack

0
Një zjarr i fuqishëm shpërtheu në departamentin e urgjencës së Kolegjit dhe Spitalit Mjekësor SCB në qytetin Cuttack, në shtetin lindor indian Odishë, duke...

Trump surprizohet nga raportet për liderin e ri suprem iranian: Dyshohet se Mojtaba Khamenei...

0
Presidenti amerikan, Donald Trump, u befasua javën e kaluar kur agjencitë amerikane të inteligjencës i prezantuan një raport konfidencial që dyshonte për orientimin seksual...

Binjakët nuk lodhen kurrë: Pse një takim me ta është gjithmonë një aventurë e...

0
Astrologët rekomandojnë t’i jepni një shans Binjakëve para se të lidheni me shenja më të qëndrueshme. Me energjinë e tyre, sensin e humorit dhe...

Arrestohet një person në Prizren, katër të tjerë në arrati për dhënie fajdesh dhe...

0
Policia e Kosovës njoftoi më 16 mars se gjatë një operacioni në Prizren është arrestuar një person, ndërsa katër të tjerë janë në kërkim...