9.5 C
Tiranë
Thursday, January 29, 2026
spot_img

3 rusët e kapur në uzinë dalin sot para gjykatës, akuzohen se janë rekrutuar nga Shërbimet e Inteligjencës

Zbardhet dosja e prokurorisë së Elbasanit në lidhje me 2 rusët dhe ukrainasin e arrestuar pasi tentuan që të hynin në uzinën e armatimeve në Çekin të Gramshit.

Ndërkohë që njëri prej tyre sulmoi me sprai paralizues dy ushtarë që ruanin uzinën. Thuhet se Svetlana Timofoeva, 33 vjeçe dhe Mikhail Zorin dhe 25-vjeçari ukrainas Fedir Alpatov akuzohen se janë rekrutuar nga Shërbimet e Inteligjencës dhe kanë ardhur në Shqipëri me misione të caktuara.

Po ashtu thuhet se në pajisjet e tyre të specializuara të fotografimit janë gjetur filmime dhe pamje të uzinës mekanike të Gramshit, por edhe të veprave të tjera që njihej si infrastrukturë kritike civile, siç janë burimet energjetike.

“Nga aktet e këtij procedimi, rezulton se më datë 20 gusht, rreth orës 17:35, nga ana e punonjësve të shërbimit, rojeve ushtarake të Uzinës Mekanike Ushtarake Çekin, është njoftuar salla Operative e Komisariatit Gramsh, se në ambientet e rrethimit të brendshëm të këtij objekti është futur një shtetas i huaj, i cili pasi është konstatuar nga roja shërbimit, është larguar nga magazinat duke kaluar muret rrethuese të uzinës.

Ky shtetas është ndjekur nga dy rojet e uzinës dhe në distancë rreth 200 metra larg objektit, në momentin që ata janë afruar për ta ndaluar dhe shoqëruar këtë shtetas, ai ka bërë rezistencë dhe ka nxjerrë një sprai duke ua hedhur në fytyrë dhe në trup, me qëllim që të largohej nga ata. Me gjithë këto veprime, rojet kanë bërë të mundur neutralizimin e tij dhe e kanë mbajtur të bllokuar deri në momentin që kanë ardhur shërbimet e komisariatit të Policisë Gramsh, të cilat kanë bërë shoqërimin e tij në ambientet e komisariatit. Rezulton se shtetasi i huaj, Mikhail Zorin, me shtetësi ruse, ka qenë i shoqëruar nga dy persona të tjerë, të cilët udhëtonin me një mjet sportiv ngjyrë portokalli me vija të zeza. Menjëherë janë organizuar shërbimet dhe janë vendosur pika kontrolli dhe është bërë e mundur kapja e mjetit, ku ndodheshin shtetasi ukrainas Fedir Alpotav dhe shtetasja ruse, Svetlana Timofeeva.”, thuhet në dosje në lidhje me ngjarjen.

Ditën e sotme, rreth orës 11:00, 3 të arrestuarit të cilët dyshohen dhe akuzohen për ‘Spiunazh’ do të dalin para gjykatës së Elbasanit, ku do i caktohet edhe masa e sigurisë.

Ndërkohë kujtojmë se një ditë më parë Prokuroria kërkoi arrest me burg për të tre.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Keijsi flet pas përjashtimit nga Big Brother VIP: “E prisja vendimin, nuk pendohem për...

0
I ftuar në emisionin “Big Brother Radio”, Keijsi ka folur për herë të parë pas përjashtimit nga edicioni i pestë i “Big Brother VIP”,...

Operacioni “Storm” godet prostitucionin në Durrës, procedohen katër persona

0
Policia ka finalizuar fazën e 14-të të operacionit policor të koduar “Storm”, në kuadër të goditjes së veprimtarive të paligjshme të prostitucionit. Aksioni u...

Protestat e shoferëve bllokojnë kufijtë e Ballkanit, kundërshtohet sistemi i ri digjital i BE-së

0
Shoferët e kamionëve në disa vende të Ballkanit Perëndimor kanë intensifikuar protestat kundër pasojave të sistemit të ri digjital të Bashkimit Europian për hyrje-daljet...

Ekzekutimi i parë në Teksas për vitin 2026: i dënuari me vdekje vrau dy...

0
Teksasi ka kryer ekzekutimin e parë me dënim kapital për vitin 2026. Charles Victor Thompson, 55 vjeç, u ekzekutua me injeksion vdekjeprurës në burgun...

Horoskopi ditor, e Enjte, 29 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë që kërkon vetëpërmbajtje. Mos reagoni menjëherë ndaj situatave që ju tensionojnë. ♉ Demi Stabilitet dhe përqendrim. Një çështje praktike merr zgjidhje pozitive. ♊ Binjakët Komunikimi është...