Kryeministri Edi Rama ka uruar 31-vjetorin e Partisë Socialiste duke përmendur të gjithë ata që kanë kontribuar në këtë parti.
Përmes një postimi në Facebook, Rama uron nga patronazhistët e thjeshtë e deri te lideri Fatos Nano për 31 vite PS dhe një të dielë sa më të qetë.
Postimi i kryeministrit:
MIRËMËNGJES 🌹
dhe me urimin për ditëlindjen e Partisë Socialiste, të gjithë atyre që i kanë dhënë dje dhe i japin sot #PS, që nga patronazhisti më i thjeshtë, tek drejtuesit në territor e deri tek themeluesit e saj dhe lideri Fatos Nano, ju uroj të gjithëve ju një të diel të qetë🙏
#31VJETPS❤️🌹