18.5 C
Tiranë
Friday, April 3, 2026
spot_img

34% e shqiptarëve mbajnë euro cash/ Përqindja e personave që preferojnë të mbajnë euro shënon rritje

Rreth 34 për qind e shqiptarëve mbajnë euro cash. Përqindja e personave që preferojnë të mbajnë euro të gatshme shënoi rritje në vitin 2020 sipas vrojtimit që Banka Qendrore e Austrisë bëri vitin e kaluar në 10 vende të rajonit të Europës Qendrore, Lindore dhe Juglindore.

Preferenca për të mbajtur para të gatshme shënoi rritje në të gjitha vendet e rajonit, për shkak të frikës që nxiti pandemia. Por Shqipëria bashkë me Poloninë, Çekinë dhe Maqedoninë e Veriut shfaqën nivele të larta të popullatës që zgjedhin të mbajnë euro cash.

Rezultatet e vrojtimit treguan se në Shqipëri, gjatë 2019-2020, preferenca e të intervistuarve për të mbajtur euro cash shënoi rritje me 4 pikë përqindje në raport me periudhën 2017-2018.

Gjatë dy viteve të fundit të vrojtimit, numri i personave që mbajnë cash shënoi përqindjen më të lartë që nga vëzhgimi i parë i vitit 2017-2008 që bëri Banka Qendrore e Austrisë.

Në vrojtimin e fundit, sasitë cash të euros për person shënuan rritje. Një shqiptar mban mesatarisht 130 euro cash më 2019-2020, nga rreth 83 euro më 2017-2018.

Ekspertët që kanë bërë vrojtimin po shohin një prirje në rritje për mbajtjen e eurove cash në vendet e SECEE. Sipas tyre, kjo tendencë tregon mungesë të besimit në sistemin bankar (në veçanti një mungesë e perceptuar e sigurisë së depozitave) është një faktor kryesor në shpjegimin e preferencës së fortë të individëve për të mbajtur një pjesë të kursimeve në valutë të huaj jashtë bankave.

“Përvojat e krizave të kaluara bankare e përkeqësojnë këtë efekt. Për më tepër, kornizat e dobëta institucionale, p.sh. cilësia e dobët e zbatueshmërisë ligjore, si dhe një depërtim i ulët i bankave, përbëjnë faktorë të rëndësishëm që shpjegojnë preferencën e fortë për euro të gatshme” thuhet në rezultatet e vrojtimit.

Statistikat monetare tregojnë se edhe një pjesë e konsiderueshme e depozitave të familjeve në banka janë në valutë të huaj, kryesisht në euro.

Banka Qendrore e Austrisë ushtron një Vrojtim në popullsinë mbi 15 vjeç në 10 vendet të e Europës Lindore dhe Juglindore si, Bullgaria, Kroacia, Çekia, Hungaria, Polonia dhe Rumania dhe katër vende kandidatë për në BE, Shqipëri, Bosnja, Maqedonia e Veriut dhe Serbia.

Anketa e euros kryhet rregullisht që nga viti 2007, me intervista të drejtpërdrejta me mbi 1000 persona për çdo vend.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Kreu i Federatës Italiane të Futbollit, Gabriele Gravina, jep dorëheqjen pas dështimit të kombëtares...

0
Pas dështimit të Italisë për t’u kualifikuar në Kupën e Botës për herën e tretë radhazi, Gabriele Gravina ka dhënë dorëheqjen nga posti i...

Tronditëse në Vlorë: 63-vjeçari goditet për vdekje pas një konflikti të çastit në lagjen...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi pasditen e sotme lagjen “Pavarësia” në Vlorë, pranë rrugës “Çipajve”, ku 63-vjeçari Ismail Aliaj ka ndërruar jetë pas një...

Dyshime për falsifikim në pasurinë e gjyqtares Irena Gjoka, kontrata e vitit 1996 në...

0
Detaje tronditëse kanë dalë së fundmi në lidhje me pasurinë e gjyqtares Irena Gjoka, duke ngritur dyshime serioze mbi procesin e saj të vetingut....

“Sa më e madhe diferenca në moshë, aq më i rrezikshëm divorci” – studimi...

0
Një studim i ri nga Emory University ka zbuluar se diferenca në moshë mes partnerëve mund të ketë një ndikim më të madh në...

“Edi Rama po minon besimin e vendeve anëtare” – Bardhi akuzon kryeministrin për vonesa...

0
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama, duke e akuzuar atë për një fushatë...