11.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

37-vjeçari nga Kamza hedh armën nga dritarja pasi rrahu dhe kërcënoi gruan

Një 37-vjeçar është arrestuar nga policia në Kamzë, pasi akuzohet se ka dhunuar dhe kanosur bashkëshorten.

Sipas burive nga policia, në pranga është vënë M. M., 37 vjeç.

Gjithashtu mësohet se në momentin që kanë arritur shërbimet e Policisë, ka hedhur armën e zjarrit pistoletë nga dritarja e banesës dhe ka tentuar të largohet, por është prangosur nga shërbimet e Policisë.
Njoftimi i plotë:

Kamzë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Kasalla”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 5

Falë ndërhyrjes në kohë nga shërbimet e Policisë, u parandalua një ngjarje e mundshme kriminale në familje.

Vihet në pranga 37-vjeçari që ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes dhe e kanosi atë me armë zjarri.

Sekuestrohen një armë zjarri pistoletë me fishek në fole gati për qitje, municion luftarak dhe 5 radio që dyshohet se lidheshin me valët e radiove të Policisë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se në fshatin Kasallë një shtetas mbante armë zjarri dhe ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes, menjëherë kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Kasalla”.

Si rezultat i tij u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– M. M., 37 vjeç, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Dhuna në familje”.

Shtetasi M. M., mbrëmjen e djeshme ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe e ka kanosur atë. Ky shtetas në momentin që kanë arritur shërbimet e Policisë, ka hedhur armën e zjarrit pistoletë nga dritarja e banesës dhe ka tentuar të largohet, por është prangosur nga shërbimet e Policisë.

Gjatë kontrollit përreth banesës, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë me fishek në fole gati për qitje. Po gjatë kontrollit në banesë, Policia gjeti dhe sekuestroi municion luftarak, një këllëf pistolete si ato të Policisë dhe 5 radio që dyshohet se lidheshin me valët e radiove të Policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi dhe kujdesi. Mos nxitoni vendime, sidomos në marrëdhënie. ♉ Demi Stabilitet dhe qartësi. Fokus te çështjet financiare dhe praktike. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
Moti pritet të jetë dimëror dhe kryesisht i paqëndrueshëm, me vranësira të shumta në të gjithë territorin dhe kthjellime të përkohshme gjatë mesditës. Reshje shiu...

“Ndëshko me karton të kuq për stilin tënd” – Gjyqtarja italiane Giuliana Vigile bëhet...

0
Gjyqtarja italiane e Serie D, Giuliana Vigile, ka tërhequr vëmendjen e tifozëve jo vetëm për punën e saj në fushë, por edhe për pamjen...

“Janë të sigurt” – Dy lojtarët e Tottenham përfshihen në aksident automobilistik para Champions...

0
Tottenham Hotspur ka konfirmuar se dy futbollistët e skuadrës, Wilson Odobert dhe Randal Kolo Muani, janë përfshirë në një aksident automobilistik vetëm një ditë...

“Mua më duket sikur e bezdis” – Mateo dhe Brikena, tension i dukshëm në...

0
Raporti mes Mateo dhe Brikenës vazhdon të mbetet i paqartë brenda shtëpisë së Big Brother VIP, me të dy banorët që shprehin mendime krejt...