10.5 C
Tiranë
Friday, January 30, 2026
spot_img

Ndalimi i gazetarit të marrë pjesë për tre muaj në konferenca shtypi me Ramën/ Reagon PD: “Një akt i paprecedent i marrëdhënieve media-qeveri”

PD ka reaguar pas përplasjes që ndodhi mes kryeministrit Edi Rama dhe gazetarit duke e quajtur “akt të papreçedentë”, faktin që kreu i qeverisë e përjashtoi për 3 muaj nga marrja pjesë në në konferencat e shtypit.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, SEKRETARJA PËR MARRËDHENIET ME PUBLIKUN, JOLA HYSAJ

Partia Demokratike përshëndet qëndrimin kurajoz të gazetarit të A2, Klevi Muka. Ne, dënojmë censurën dhe mospërmbajtjen etike e protokollare të kreut të Qeverisë.

Dënimi me riedukim, duke i ndaluar pjesëmarrjen për tre muaj në konferenca shtypi, një gazetari, është një akt paprecedent i marrëdhënieve media-qeveri në gjithë Europën.

Të ngjashmit e këtij qëndrimi gjenden vetëm në Turqinë e Erdoganit, Rusinë e Putinit, Korenë e Veriut të Kim Yongut.

Partia Demokratike përshëndet reagimin e “Reporterëve pa kufij” pas incidentit në konferencën e djeshme të shtypit. Me këtë rast, u kërkojmë edhe organizatave të tjera të lirisë së shtypit, që të shtojnë presionin mbi një qeveri që nuk lejon gazetarët t’u bëjnë pyetje ministrave.

Partia Demokratike u kërkon faktorëve relevantë ndërkombëtarë, të përfaqësuar në Tiranë, t’i bashkohen reagimeve kundër censures mediatike.

Raportet e fundvitit nuk mjaftojnë.

Kontradikta mes raporteve dhe qëndrimeve këtu në Tiranë, nuk bie në sy për mirë.

Në fund, ne i kërkojmë kryeministrit Rama të heqë nga komunikimi publik konferencën për shtyp.

Monologu, dhe jo dialogu, është streha e tij. Duket qartë, që në konferencat për shtyp ai nuk mund ta kontrollojë veten, dhe as situatën.

Kur një gazetar është në rrezik të mos-ushtrimit të profesionit, Shqipëria është në rrezik.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

22-vjeçari dhunon nënën dhe vjedh sende e motorin e babait, arrestohet në Vlorë

0
Vlorë – Një ngjarje e rëndë familjare ka përfunduar me arrestimin e një 22-vjeçari në Vlorë. Sipas policisë, i riu, identifikuar si E. P.,...

“E godita me thikë në park” – 14-vjeçari pranon vrasjen e 12-vjeçarit në Birmingham

0
Birmingham – Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin e Birmingham, pasi një fëmijë 12-vjeçar, Leo Ross, u vra me thikë nga një i...

“Nuk mund të luash me fatkeqësinë e dikujt” – DJ Gimbo reagon ndaj pyetjes...

0
Një debat i ashpër ka shpërthyer mes DJ Gimbo-s dhe banorit të “Big Brother VIP Albania”, Rogert, pas një pyetjeje që ky i fundit...

Sherr me thika në Sarandë, dy të plagosur dhe dy të arrestuar

0
Sarandë – Një përleshje me shkopinj dhe thika në lagjen “Baba Rexhep” të qytetit të Sarandës ka lënë dy të plagosur dhe ka sjellë...

Vokshi nga Strasburgu: Shqipëria po shndërrohet në autokraci elektorale

0
Strasburg – Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka ngritur akuza të forta gjatë pjesëmarrjes në sesionin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës,...