22.5 C
Tiranë
Friday, April 17, 2026
spot_img

Ndalimi i gazetarit të marrë pjesë për tre muaj në konferenca shtypi me Ramën/ Reagon PD: “Një akt i paprecedent i marrëdhënieve media-qeveri”

PD ka reaguar pas përplasjes që ndodhi mes kryeministrit Edi Rama dhe gazetarit duke e quajtur “akt të papreçedentë”, faktin që kreu i qeverisë e përjashtoi për 3 muaj nga marrja pjesë në në konferencat e shtypit.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, SEKRETARJA PËR MARRËDHENIET ME PUBLIKUN, JOLA HYSAJ

Partia Demokratike përshëndet qëndrimin kurajoz të gazetarit të A2, Klevi Muka. Ne, dënojmë censurën dhe mospërmbajtjen etike e protokollare të kreut të Qeverisë.

Dënimi me riedukim, duke i ndaluar pjesëmarrjen për tre muaj në konferenca shtypi, një gazetari, është një akt paprecedent i marrëdhënieve media-qeveri në gjithë Europën.

Të ngjashmit e këtij qëndrimi gjenden vetëm në Turqinë e Erdoganit, Rusinë e Putinit, Korenë e Veriut të Kim Yongut.

Partia Demokratike përshëndet reagimin e “Reporterëve pa kufij” pas incidentit në konferencën e djeshme të shtypit. Me këtë rast, u kërkojmë edhe organizatave të tjera të lirisë së shtypit, që të shtojnë presionin mbi një qeveri që nuk lejon gazetarët t’u bëjnë pyetje ministrave.

Partia Demokratike u kërkon faktorëve relevantë ndërkombëtarë, të përfaqësuar në Tiranë, t’i bashkohen reagimeve kundër censures mediatike.

Raportet e fundvitit nuk mjaftojnë.

Kontradikta mes raporteve dhe qëndrimeve këtu në Tiranë, nuk bie në sy për mirë.

Në fund, ne i kërkojmë kryeministrit Rama të heqë nga komunikimi publik konferencën për shtyp.

Monologu, dhe jo dialogu, është streha e tij. Duket qartë, që në konferencat për shtyp ai nuk mund ta kontrollojë veten, dhe as situatën.

Kur një gazetar është në rrezik të mos-ushtrimit të profesionit, Shqipëria është në rrezik.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Zjarri në pallat ne Tiranë/ Ish-banorja e ‘Ferma VIP’: ‘Unë dhe familja ime jemi...

0
Ish-konkurrentja e Ferma VIP, Gloria Meshi, ka reaguar pas zjarrit që përfshiu një pallat shumëkatësh në Tiranë, duke konfirmuar se ka qenë banore në...

Braktisi foshnjën në spital/ Në kërkim shtetasja e huaj në Tiranë

0
Një shtetase e huaj është shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit, pasi dyshohet se ka braktisur fëmijën e saj të mitur në një...

Dosja e Vlorës/ ‘Kujdes mos dil fare’ – zbardhen bisedat mes Hajrullës dhe Matodashajt...

0
Në dosjen hetimore zbardhen komunikime të drejtpërdrejta mes Inez Hajrullës dhe Ervis Matodashajt, ku diskutohet për vendndodhje personash të dyshuar si pjesë e grupeve...

Tre të plagosur në Bulqizë/ Pezullohen dy policë, nën hetim për shpërdorim detyre

0
Dy punonjës të Policia e Shtetit në Dibër janë pezulluar nga detyra dhe u është ndaluar dalja jashtë vendit, me vendim të Prokurorisë pranë...

“Veto mbi sanksionet?”/ Sllovakia kërcënon BE-në për naftësjellësin “Druzhba”

0
Sllovakia ka paralajmëruar se mund të bllokojë paketën e re të sanksioneve të Bashkimit Evropian ndaj Rusia, nëse nuk garantohet furnizimi me naftë përmes...