14.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

39- vjeçarit me urdhër të prokurorisë i sekuestrohen 2 milionë euro pasuri ,ishte i dënuar dy herë si në Shqipëri dhe jashtë saj

Prokuroria e Tiranës ka zbatuar urdhrin duke sekuestruar pasuritë me vlerë 2 milionë euro të shtetasit R.P, 39 vjeç (6 apartamente, 3 garazhde, tokë dhe 3 makina luksoze).

Sipas njoftimit zyrtar, dyshohet se pasuritë e 39 vjeçarit janë siguruar si rezultat i veprimtarisë kriminale të tij. Mësohet se R.P ka qenë i dënuar në vitin 2007 në Shqipëri me 7 vite burg për prodhimin dhe shitjen e lëndëve narkotike. Ndërsa po ashtu është dënuar edhe në Angli për të njëjtën vepër penale në vitin 2018.

Njoftim:
Prokuroria Tiranë sekuestron pasuritë e shtetasit R.P për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë ka regjistruar procedimin penal nr.6267 të vitit 2021, për veprën penale të “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal, ndaj shtetasit R.P.

Me kërkesë të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr.1336 të datës 21.06.2022 të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, dhënë ndaj subjektit R.Pdhe personave të lidhur, janë sekuestruar pasuritë e mëposhtme:

• Pasuria e llojit arë me sipërfaqe 6800 m2, ne emër të shtetasit A.P, babai i subjekti të hetimit, e cila ndodhet në bashkia Valarë, Gjirokastër.
• Pasuria e llojit apartament me sipërfaqe 67.25 m2, ne emër të shtetasit A.P, babai i subjektit të hetimit.
• Pasuria e llojit garazh me sipërfaqe 17.5 m2, në emër të shtetasit A.P, babai i subjektit të hetimit.
• Pasuria e llojit garazh me sipërfaqe 17.5 m2 e cila është regjistruar në emër të shtetasit A.P, babai i subjektit të hetimit.
• Pasuria e llojit apartament me sipërfaqe 93.38 m2, në emër të shtetasit A.P, babai i subjektit të hetimit.
• Pasuria e llojit apartament me sipërfaqe 48.6 m2, në emër të shtetasit A.P, babai i subjektit të hetimit.
• Pasuria e llojit garazh me sipërfaqe 17.78 m2, në emër të shtetasit A.P, babai i subjektit të hetimit.
• Pasuria e llojit apartament me siperfaqe 105 m2, në emër tështetasit A.P, babai i subjektit të hetimit, e ndodhur në Tiranë, Komuna e Parisit.
• Pasuria e llojit apartament me sipërfaqe 58.42m2, në emër të shtetasit A.P, babai i subjektit të hetimit,e cila ndodhet në Tiranë, Komuna e Parisit.
• Pasuri e llojit apartament me sipërfaqe 53 m2,në emër të shtetasit A.P, babai i subjektit të hetimit, e ndodhur në Yzberisht.
• 3 automjetetë markave Range Rover Sport, Hyndai ngjyra gri dheAudi Q5 tipi 8 në pronësi të shtetasit R.P.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Të shtëna me armë në Gjakovë, një i vrarë dhe një i plagosur; në...

0
Një ngjarje e rëndë me armë zjarri ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Gjakovë, ku si pasojë e të shtënave një...

Zbulohet ngjarja ku humbi jetën 20-vjeçarja shqiptare, kishte mbetur jashtë apartamentit tentoi te hynte...

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Piacenza, ku një vajzë 20-vjeçare shqiptare, Anxhela Byku, ka humbur jetën pasi ka rënë...

Nëna e foshnjës që vdiq në QSUT: “Nuk ma bën zemra ta fus në...

0
Nëna e foshnjës dy muajshe që ndërroi jetë pak ditë më parë në Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza ka hedhur akuza ndaj mjekëve, duke...

Parashikimi I motit, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Më 16 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të territorit. Paraditja do...

Horoskopi ditor, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Dashi Energjia juaj është e fortë dhe ju shtyn të merrni iniciativa. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të bërë përparim. Në dashuri,...