10.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

40 kilogramë kokainë e pastër me vlerë 2 milionë Euro, prangoset shqiptari në Ancona

Një i ri shqiptar është vënë në pranga në Itali pasi u kap me një sasi të konsiderueshme droge.

Sipas autoriteteve lokale, atij iu gjetën mbi 40 kilogramë kokainë e pastër me vlerë 2 milionë Euro. Por policia thotë se nëse do të pritej dhe do të dilte në treg, do të sillte fitime deri në 10 milionë Euro.
Kontrolli në mjetin e shqiptarit, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, u krye të premten në mëngjes. Karabinierët e Ancona-s i gjetën aty 1 kilogram kokainë të fshehur.

Por pas kësaj, të riut, i cili qëndronte në Brescia, iu ushtrua një kontroll edhe në shtëpi. Aty gjetën edhe sasinë tjetër të kokainës e cila ishte e cilësisë më të lartë. Po ashtu, shqiptari kishte edhe një pistoletë me municion.

Sipas mediave, apartamenti përdorej si një laborator dhe magazinë. Aty u gjetën edhe para cash dhe mjetet e tjera të nevojshme për të ndarë sasinë e kokainës.

Mësohet se i riu shqiptar kërkohej nga Guardia di Finanza e Brescia-s. Tashmë ata shpresojnë që shqiptari të flasë për të bërë të mundur zbërthimin e të gjithë skemës kriminale dhe të gjithë personave të tjerë të përfshirë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi dhe kujdesi. Mos nxitoni vendime, sidomos në marrëdhënie. ♉ Demi Stabilitet dhe qartësi. Fokus te çështjet financiare dhe praktike. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
Moti pritet të jetë dimëror dhe kryesisht i paqëndrueshëm, me vranësira të shumta në të gjithë territorin dhe kthjellime të përkohshme gjatë mesditës. Reshje shiu...

“Ndëshko me karton të kuq për stilin tënd” – Gjyqtarja italiane Giuliana Vigile bëhet...

0
Gjyqtarja italiane e Serie D, Giuliana Vigile, ka tërhequr vëmendjen e tifozëve jo vetëm për punën e saj në fushë, por edhe për pamjen...

“Janë të sigurt” – Dy lojtarët e Tottenham përfshihen në aksident automobilistik para Champions...

0
Tottenham Hotspur ka konfirmuar se dy futbollistët e skuadrës, Wilson Odobert dhe Randal Kolo Muani, janë përfshirë në një aksident automobilistik vetëm një ditë...

“Mua më duket sikur e bezdis” – Mateo dhe Brikena, tension i dukshëm në...

0
Raporti mes Mateo dhe Brikenës vazhdon të mbetet i paqartë brenda shtëpisë së Big Brother VIP, me të dy banorët që shprehin mendime krejt...