11.5 C
Tiranë
Tuesday, November 26, 2024
spot_img

49-vjeçari ka rënë në prangat e policisë së Tiranës,plagosi me thikë kushëririn e tij

Një 49-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi plagosi me thikë kushëririn e tij, gjatë konfliktit për motive të dobëta mes tyre. Policia bën me dije se pas marrjes së njoftimit se në rrugën “Tish Daija”, kishte ndodhur një konflikt gjatë të cilit ishte dëmtuar me mjet prerës një shtetas, kanë organizuar menjëherë punën për kapjen e autorit dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.

Nga veprimet e shpejta hetimore u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit E. Z., 49 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

49-vjeçari, mbrëmjen e djeshme, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës kushëririn e tij, shtetasin K. Sh., 31 vjeç, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT