9.5 C
Tiranë
Sunday, December 7, 2025
spot_img

53 emigrantë u gjetën të pajetë në kamion në Teksas, dyshohet se njësia e ajrit të kondicionuar kishte ndaluar së punuari

Vijojnë hetimet për zbardhjen e vdekjes së 53 emigrantëve në Teksas, ku sipas dokumenteve të gjykatës mësohet të jenë asfiksuar, pasi kondicioneri kishte ndaluar së punuari.

Së fundmi është identifikuar edhe shoferi i kamionit, Homero Zamorano, 45 vjeç, i cili u gjend i fshehur përreth zonës, ku ishte ndalur kamioni dhe u shtir sikur ishte një prej të mbijetuarve. Ai është një nga katër personat e akuzuar për këtë tragjedi.

Ai u arrestua kur fotot e mbikëqyrjes treguan se po ngiste kamionin duke kaluar një pikë kontrolli të Patrullës Kufitare të SHBA në Laredo, Teksas.

Disa fëmijë të gjetur në kamion janë ende duke u trajtuar në spital. Viktimat ishin nga Meksika, Hondurasi, El Salvadori dhe Guatemala.

Sipas dokumenteve të gjykatës federale, një informator konfidencial i qeverisë që punonte për Emigracionin, Doganat dhe Policinë e Teksasit u tha zyrtarëve se Zamorano dhe i dyshuari i dytë Martínez kishin komunikuar së bashku pasi u raportuan vdekjet.

Martínez dyshohet të ketë thënë se “Shoferi nuk ishte në dijeni se njësia e ajrit të kondicionuar kishte ndaluar së punuari dhe kjo ishte arsyeja pse emigrantët ndërruan jetë”. Dokumentet shtojnë se informatori dhe Martínez ishin duke qëndruar disa metra larg njëri-tjetrit kur u zhvillua biseda.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...