34 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Artan Hoxha: “Nëse Rama nuk shkon vetë, agjentët e BKH mund ta thërrasin në zyrë për 21 Janarin”

Gazetari Artan Hoxha deklaroi se agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit mund të shkojnë në zyrën e kryeministrit Edi Rama për të marrë deklarime në lidhje me ngjarjet e 21 Janarit, nëse kreu i qeverisë nuk paraqitet vetë në SPAK.

I ftuar në një emision televiziv, Hoxha tha se kaseta e dorëzuar në SPAK të hënën tregon se vrasjet e kryera atë ditë janë kryer me urdhër. “Kjo kasetë i është dhënë statusi i një prove shumë të rëndësishme, dhe po luhet me pjesën e burimit. Materiali ka rihapur çështjen dhe ka bërë që SPAK ta regjistrojë, edhe pse ende nuk ka persona të marrë nën hetim ose të pandehur,” u shpreh Hoxha.

Ai shtoi se deri tani shumë personazhe janë thirrur, por Rama nuk është pjesë e listës së dëshmuesve. “Sa më shumë kalon koha, aq më shumë shpresoj që do të marrë drejtim kjo çështje. Mendoj se kjo është hera e parë që Rama do të shkojë në SPAK për të dëshmuar, ose agjentët e BKH duhet t’i shkojnë në zyrë për të marrë deklarimin e tij,” përfundoi gazetari.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Aksident tragjik në Kavajë, përplasen motomjeti dhe automjeti, humb jetën 49-vjeçari

0
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Kavajë, ku një 49-vjeçar ka humbur jetën pas përplasjes së motomjetit me një...

Islanda i thotë “Jo” afrimit me BE-në, 52.5% kundër: Sovraniteti dhe peshkimi mposhtin argumentin...

0
Islanda i ka thënë “Jo” afrimit të mëtejshëm me Bashkimin Evropian, duke e kthyer referendumin në një debat të gjerë mbi sovranitetin kombëtar, kontrollin...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...