25.5 C
Tiranë
Sunday, September 22, 2024
spot_img

58-vjeçari vret me sëpatë kunatën, nuk dihen shkaqet! Autori u kap nga policia

Një 44-vjeçare gjeti vdekjen ditën e sotme në Elbasan nga kunati i saj. Alma Qevani u godit me sëpatë nga kunati i saj, Tefik Tashi 58 vjeç, për arsye që ende nuk dihen. Fatkeqësisht ajo humbi jetën në spitalin rajonal.

Ngjarja ka ndodhur në rreth orës 13:00, në fshatin Kusarth. Tashi ka qëlluar me sëpatë motrën e gruas së tij në rrugë. Pas vrasjes, Tashi ka ecur me sëpatë në duar e ndërsa është pikasur në fshatin Bradashesh nga efektivët e policisë. Sapo uniformat blu kanë parë sëpatën me gjak kanë bërë të mundur arrestimin e tij.
Sëpata është sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT